LAJMI I FUNDIT:

Ndryshon lista e Shqipërisë, Reja gjen zëvendësuesin e Hysajt në Finlandë

Ndryshon lista e Shqipërisë, Reja gjen zëvendësuesin e Hysajt në Finlandë

Dëmtimi i Elseid Hysajt në ndeshjen Torino-Napoli bëri që shkodrani të humbë ndeshjet eliminatore të Kombëtares Shqiptare, duke prishur jo pak planet e trajnerit Edi Reja, që fillimisht vendosi të mos marrë asnjë emër tjetër për ta zëvendësuar.

Megjithatë gjatë ditës së sotme Reja ka ndryshuar mendje, duke thirrur në ekip mbrojtësin Hysen Memolla, që u mungon kuqezinjve prej disa kohësh, për shkak të problemeve që kaloi në kampionatin kroat.

Aktualisht Memolla po luan në kampionatin finlandez me skuadrën e KPV, ku ka shënuar 3 gola në 7 ndeshje, duke treguar një formë mjaft të mirë, ndërsa paraprakisht ishte vendosur edhe në listën e rezervave nga trajneri Edi Reja.

Futbollisti 27-vjeçar luan në krahun e majtë, por mund të përshtatet edhe në të djathtë, ndërsa tani do të ketë mundësi të bindë trajnerin Reja në seancat stërvitore, për të fituar një vend në formacion. /ss/

Në trend Sport

Më shumë
“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

“Doja të shihja vetëm gjëra që lidhen me vdekjen, nuk është për të çmendurit”, historitë e disa yjeve botërore që kanë vuajtur nga depresioni

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalo në kategori