LAJMI I FUNDIT:

Së shpejti do të zhvillohet CS:GO Showmatch ndërmjet Vitality dhe Na’Vi

Së shpejti do të zhvillohet CS:GO Showmatch ndërmjet Vitality dhe Na’Vi

Më pak se një javë ka mbetur nga Showmatch –i që do të zhvillohet ndërmjet dy skuadrave me formacionet e reja Vitality dhe Na’Vi.

Ky Showmatch do të organizohet nga GG.BET, dhe do të zhvillohet me datën 7 korrik.


Ndeshja do të zhvillohet në formatin ‘Bo3’, ku në mapin e parë të dyja skuadrat do të luajnë me formacionet e tyre zyrtare.

Ndërsa në mapin e dytë, gjërat do të ndryshojnë paksa, ku skuadrat do t’i shkëmbejnë lojtarët mes vete për ta bërë lojën më interesante.

Ndërkaq mapin e tretë formacionet do të vendosen sipas një sondazhi që do të bëhet në rrjetin social Twitter.

Ndeshjet do të mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Na’Vi ose Vitality në platformën Twitch, duke filluar nga ora 18:00 me datën 7 korrik.

Këto janë formacionet e dy skuadrave:

Vitality

apEX

ZywOo

Spinx

Magisk

flameZ

Na’Vi

s1mple

b1t

jL

Aleksib

iM

/Telegrafi/