LAJMI I FUNDIT:

Sarri së bashku me tre futbollistë të Napolit drejt Chelseat

Sarri së bashku me tre futbollistë të Napolit drejt Chelseat
during the Serie A match between Udinese Calcio and SSC Napoli at Stadio Friuli on November 26, 2017 in Udine, Italy.

Nëse Maurizio Sarri merr përsipër drejtimin e Chelseat, atëherë së bashku me italianin do të shkojnë edhe tre futbollistë të Napolit.

Sipas Sportitalia, strategu pati një takim shtatë-orësh me drejtuesit e Chelseat, ku kanë diskutuar kushtet e një marrëveshjeje dyvjeçare.


Kjo do të përfshinte pagimin e klauzolës së lirimit prej 8 milionë euro të kontratës së Sarri, e cila ende është obliguese, pavarësisht se Napoli tashmë e ka zyrtaritzuar si trajner të ri Carlo Ancelottin.

Raul Albiol dhe Elseid Hysaj (Getty Images)

Qendër mbrojtësi Ral Albiol, mbrojtësi i krahut të djathtë, Elseid Hysaj dhe mesfushori polak, Piotr Zielinski mund ta ndjekin trajnerin italian.

Nga këta tre, vetëm për Zielinskin mund të kundërshtojë Ancelotti, i cili llogaritë në shërbimet e lojtarit që po kërkohet edhe nga Liverpool.

Kalidou Koulibaly dhe Jorginho gjithashtu do të kërkohen nga Sarri, por nuk kanë klauzola lirimi ndërsa mbrojtësi senegalez nuk është në shitje.

Ndërkohë, Jorginho është në bisedime për një lëvizje të mundshme në Manchester City. /Telegrafi/