LAJMI I FUNDIT:

Sarrazin: Kosova e Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, përfshirë Asociacionin

Sarrazin: Kosova e Serbia ta zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, përfshirë Asociacionin

Manuel Sarrazin, përfaqësues special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, ka folur për EWB mbi mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, pasi Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës votoi pro hyrjes së shtetit tonë në këtë organizatë.

Sarrazin ka thënë se Gjermania është përkrahëse e fuqishme e Kosovës dhe janë pro afrimit të Kosovës me Evropën, porse vendimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës do të merret nga Këshilli i Ministrave në muajin maj.

“Ne qëndrojmë pas idesë për ta afruar Kosovën me Evropën, që nënkupton edhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës. Por vendimi në fund do të jetë në Këshillin e Ministrave dhe është thelbësore që Kosova tani të bëjë gjithçka që mund të bëjë për të bindur një shumicë të gjerë të shteteve anëtare. Sidomos të drejtat e pakicave janë një temë kyçe për Këshillin e Evropës”, tha ai.


Duke komentuar kërkesën e Beogradit zyrtar për formimin e Asociacionit të komunave serbe dhe nëse do të mbetet themelimi i Asociacionit kusht për anëtarësimin e Kosovës në KiE, emisari special gjerman për Ballkanin Perëndimor deklaroi se të dyja palët duhet të përmbushin obligimet nga Marrëveshja e Ohrit.

A është Asociacioni çelësi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës?
Lexo po ashtu A është Asociacioni çelësi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës?

“Për palën gjermane, kriteret e përmendura nga Serbia nuk janë publikuar asnjëherë si kriteret tona për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës. Në përgjithësi, situata e ballafaqimit me minoritetet në Kosovë është shumë relevante. Por Kosova ka obligim nga marrëveshjet e Brukselit të arritura në vitin 2011 dhe 2013 si dhe nga Marrëveshja e Ohrit për të zbatuar Asociacionin. Ajo që është e qartë është se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit, e cila përfshin themelimin e Asociacionit”, ka thënë ai.

Duke folur rreth kundërshtimit të Serbisë për hyrjen e Kosovës në Këshillin e Evropës, emisari gjerman theksoi se Serbia nuk duhet ta ndalojë Kosovën të hyjë në organizatat ndërkombëtare dhe veprimet e Beogradit zyrtar nuk janë në përputhje me marrëveshjen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bajraktari" Vladaj pas Kuvendit të Thethit: Diaspora, Dukagjini, Kukësi e Malësia e Madhe do të na vijnë në ndihmë

Lajme
Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Trump në takim me Rutte thotë sërish se e ndali luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Koci: Fjalori i Grenellit ndaj Osmanit nuk është as miqësor e as diplomatik

Koci: Fjalori i Grenellit ndaj Osmanit nuk është as miqësor e as diplomatik

Lajme
Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Dënohen shqiptarët vëlla e motër në Britani me 5 dhe 6 vite burg: “Spiunazh” me informacione nga bursa

Lajme
Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza

Agim Çeku dhe 9 të tjerë dënohen me nga 1 vit burgim në rastin “Veteranët”, Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza

Drejtësi
“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

“Naimin e gjeta në hotel, kishte porositur drekë” - vëllai i Liridona Ademajt përshkruan natën tragjike dhe sjelljen e Murselit

Drejtësi
Kalo në kategori