LAJMI I FUNDIT:

Santos pensionon përkohësisht numrin 10 që mbante legjenda Pele

Santos pensionon përkohësisht numrin 10 që mbante legjenda Pele

Pele ishte pjesë e brazilianëve të Santos për 18 sezone radhazi (1956-1974), duke e mbyllur aventurën me ekipin e zemrës me 618 gola të shënuar dhe shumë trofe të fituar.

Klubi me bazë në San Paolo, ka marrë një vendim të përkohshëm, duke tërhequr fanellën me numrin 10 që dikur mbante mbi shpinë një nga më të mëdhenjtë e futbollit botëror.


“Mbreti” ndërroi jetë të enjten në moshën 82-vjeçare. Asnjë lojtar i Santos nuk do të veshë fanellën me numrin 10 mbi supe në vitin 2023, vendim që e zbuloi presidenti Andres Rueda.

“Ne do t’i propozojmë Bordit tërheqjen përfundimtare të fanellës me numrin 10. Kjo kërkon një procedurë burokratike, një mbledhje dhe miratim të Bordit Drejtues të Santos”.

“Unë kam qenë gjithmonë pro dhe mendoj se është një nderim i madh për Pele, por në të kaluarën kjo ka qenë një çështje që ka ndarë anëtarët. Disa prej tyre mendojnë se nderimi më i mirë për Pele është që të gjithë lojtarët të zbresin në fushë me fanella me numrin 10”.

“Gjithsesi, asnjë lojtari i ekipit tonë nuk do e veshë këtë numër në vitin 2023”, deklaroi ai.

Për momentin, numrin 10 te Santos e mban venezuelasi Yeferson Soteldo, i cili duhet të gjejë një numër tjetër për ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori