LAJMI I FUNDIT:

Santiana: Më ka kushtuar shumë loja me Bucin, nuk e largova unë nga Big Brother

Santiana: Më ka kushtuar shumë loja me Bucin, nuk e largova unë nga Big Brother
Foto: Screenshot/YouTube

Santiana Maloku është komentuar shumë nga banorët pas daljes së Ylli Dervishit nga Big Brother VIP Kosova 2.

Asaj iu vërsulën konkurrentët, teksa gjithashtu tha se është gëzuar shumë që nuk doli atë natë.


Në klipin që u prezantua në spektakël, bukuroshja gjakovare theksoi se i ka kushtuar shumë loja me Bucin.

“Më ka kushtuar shumë loja me Bucin. E di vetëm unë dhe Zoti. Të kisha dalë atë natë më kishte mbetur gjithë jetën në mend”, u shpreh ajo.

Buci: I falënderohem gruas time për besimin dhe për mbështetjen që më ka dhënë prej ditës së parë
Lexo po ashtu Buci: I falënderohem gruas time për besimin dhe për mbështetjen që më ka dhënë prej ditës së parë

Ajo mes tjerash tha se e di që i ka mërzitur familjarët dhe partnerin e saj për lojën me Bucin.

Derisa u pyet nga prezantuesit nëse ka qenë ajo që e ka larguar Bucin, Santiana u shpreh se nuk është ajo që i eliminon njerëzit.

“Nuk e kam larguar unë Bucin. Ai e ka larguar veten, është larguar nga publiku”, tha mes tjerash Maloku. /Telegrafi/