LAJMI I FUNDIT:

Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale

Samsung do të lansojë një mjet me AI që do të përkthejë bashkëbiseduesin tënd në kohë reale

Samsung ka bërë një hap në të ardhmen e teknologjisë së smartfonëve me prezantimin e “Galaxy AI”.

Ky sistem, premton të ofrojë disa veçori të bazuara në Inteligjencën Artificiale për përdoruesit e telefonave Samsung për një përvojë më të mirë, transmeton Telegrafi.


Ndonëse kompania nuk ka detajuar të gjitha veçoritë që do të vijnë, gjiganti teknologjik konfirmoi se do të lansojë softuerin “AI Live Translate Call”.

Samsung pretendon se ky softuer do të ofrojë përkthime në kohë reale të audios dhe tekstit gjatë telefonatave.

Pra, nëse jeni duke bërë një telefonatë me dikë që flet një gjuhë tjetër, AI do ta përkthejë bashkëbiseduesin tënd, duke e bërë komunikimin më të qetë dhe më të qasshëm.

Kompania po thotë gjithashtu se funksioni nuk do të komprometojë të dhënat tuaja si dhe privatësinë.

“Galaxy AI” pritet të debutojë vitin e ardhshëm dhe mund të vijë me linjën e Samsung Galaxy S24. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Publikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple

Teknologji
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori