LAJMI I FUNDIT:

Sampdoria mposht Juventusin (Video)

Sampdoria mposht Juventusin (Video)
GENOA, GE - NOVEMBER 19: Duvan Zapata (Sampdoria) celebrate after 1-0 during the Serie A match between UC Sampdoria and Juventus at Stadio Luigi Ferraris on November 19, 2017 in Genoa, Italy. (Photo by Paolo Rattini/Getty Images)

Juventusi është befasuar nga Sampdoria me rezultat 3-2 në Serie A.

Vendasit në formë arritën të vendosën mirë në mbrojtjeje dhe në ato pak shanse që kishin u treguan klinikal.


Gonzalo Higuain në tentim për të shënuar gol në minutat e parë të takimit (Getty Images)

Zonja e Vjetër fillimisht rrezikoi me Gonzalo Higuain, pastaj edhe me anë të Juan Cuadrados, por përkundër rasteve në pjesën e parë nuk kishte gola.

Higuain humbi një shans të mirë për gol në minutën e 51-të, ndërsa pas një minute shënoi për vendasit Duvan Zapata.

Goli i dytë në takim erdhi në minutën e 71-të nga Lucas Torreira, ndërsa ai i qetësisë tetë minuta më vonë nga Gianmarco Ferrari.

Presidenti Massimo Ferrero, duke festuar fitoren e madhe (Getty Images)

Kampionëve aktual gjumi i doli shumë vonë, kjo pasi në minutat shtesë të takimit shënua me anë të Higuain dhe Paulo Dybalas.

Pas kësaj fitore Sampdoria renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, kurse Juve në të dytin me 31 pikë.

Ndeshja e ardhshme e Zonjës së Vjetër është ndaj Crotones, kurse Samp është mysafir i Bolognas. /Telegrafi/