LAJMI I FUNDIT:

Sam Smith detyrohet të anulojë sërish koncertet e turneut për shkak se është sulmuar nga një virus misterioz

Sam Smith detyrohet të anulojë sërish koncertet e turneut për shkak se është sulmuar nga një virus misterioz

Sam Smith ka anuluar një tjetër koncert pasi interpretuesi dhe ekipi i tij janë kapluar nga një sëmundje misterioze.

Këngëtari i hitit “Stay with Me”, 30 vjeç, u lajmërua në InstaStory të hënën për t’u thënë fansave se nuk do të mund të performoniten në ‘Resorts World Arena’ në Birmingham të martën pasi nuk ishin mjaft mirë, duke e shtyrë koncertin për muajin tjetër.


Kjo vjen vetëm disa ditë pasi Sam u tërhoq nga performanca në ‘OVO Hydro Arena’ në qytetin e Glasgow të shtunën, shkruan DailyMail.

Sam njoftoi: “Më vjen shumë keq t’ju bëj të ditur se ekipi im dhe unë nuk jemi ende mirë, kështu që për fat të keq ne duhet të riplanifikojmë shfaqjen në Birmingham në 27 maj 2023”.

“Është kaq e rëndësishme për mua që ne ju japim versionin më të mirë të turneut ‘Gloria’. Unë nuk dua që ju ta përjetoni atë në asgjë më pak nga ajo çfarë kemi përgatitur”.

“Faleminderit shumë për mirëkuptimin, e di se sa të emocionuar janë të gjithë për të parë shfaqjen dhe ndihem njësoj kur ju shoh të gjithëve”.

“Të gjitha biletat e mëparshme janë ende të vlefshme për datën e re. Për më shumë informacion, shkoni në faqen time të internetit www.samsmithworld.com”, tha këngëtari britanik.

Sam publikoi gjithashtu një fotografi të tyre të veshur me rroba të bardha, ndërsa ishte ulur në një bllok të bardhë përballë një sfondi ngjyrë ari, me informacionin e datës së re të koncertit.

Ylli siguroi fansat se të gjitha biletat do të ishin të vlefshme për datën e re të së shtunës, 27 maj.

Kjo vjen pak kohë pasi Sam u tërhoq nga koncerti i fundit në Glasgow të shtunën pasi ai fillimisht u infektua nga virusi misterioz. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

“Ti vdes për Romeon, vajzë e ndyrë” - përplasje e ashpër në mes të Françeskës dhe Erjolës në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori