LAJMI I FUNDIT:

Salah dhe Mac Allister, dy objektivat e mëdha të Real Madridit

Salah dhe Mac Allister, dy objektivat e mëdha të Real Madridit

Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi dhe një mesfushori për afatin kalimtar të verës dhe tashmë ka etiketuar dy objektivat.  

Los Blancos synojnë të përforcojnë edhe më shumë skuadrën pasi disa nga lojtarët aktual kryesor të ekipit, janë në përfundim të karrierës.


Një sulmues dhe një mesfushor janë objektiva të klubit nga Santiago Bernabeu dhe mediat tashmë kanë raportuar emrat e mundshëm që mund të transferohen.

Sipas mediumit Defensa Central, Real Madridi është në kërkim të një sulmuesi dhe po monitoron Mohamed Salah të Liverpoolit.

Salah edhe në të kaluarën është lidhur me një transferim te Real Madridi, por tani mund të jetë më e lehtë, pasi ka kaluar shumë vite me Reds dhe çmimi i tij është ulur paksa.

Në anën tjetër, për rolin e mesfushorit, Real Madridi është duke përgatitur një lëvizje për yllin argjentinas të Brighton, Alexis Mac Allister.

Megjithatë, sipas Tuttomercatoweb, Reali ka konkurrencë të konsiderueshme për Mac Allister, me Arsenalin dhe Manchester Unitedin gjithashtu të interesuar.

Real Madridi e sheh Mac Allister si pasues të Luka Modric, të cilit ende nuk i është ofruar një marrëveshje e re.

Së bashku me argjentinasin, Reali po shqyrton edhe yllin e Napolit, Stanislav Lobotka. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Lista e 50 klubeve më të vlefshme të futbollit: Man Utd lë pas Real Madridin, ngjiten klubet e MLS

Ndërkombëtare
Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Granit Xhaka, lojtar i ndeshjes Bayer Leverkusen 2-2 Roma: Statistikat e tij janë fantastike

Liga e Evropës
Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Finale shqiptare në Ligën e Evropës, Xhaka dhe Gjimshiti do të jenë përballë

Liga e Evropës

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori