LAJMI I FUNDIT:

Saka këmbëngul se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

Saka këmbëngul se Arsenali mund të fitojë Ligën Premier dhe Ligën e Kampionëve

Ylli anglez, Bukayo Saka ka thënë se Arsenali mund të fitojë si Ligën Premier ashtu edhe Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Saka, i cili luajti një rol të madh teksa klubi kaloi në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve duke mundur Porton, dëshiron të shkojë deri në fund.


Të pyetur pas ndeshjes nëse preferojnë një titull mbi një tjetër, Saka dhe David Raya të dy thanë: “Të dyja”.

Ronaldo parashikon fituesin e titullit në Ligën Premier këtë sezon
Lexo po ashtu Ronaldo parashikon fituesin e titullit në Ligën Premier këtë sezon

Saka shtoi nëse ata mund ta mposhtin Manchester Cityn më 31 mars: “Po, ne mundemi”.

“Tani për tani, ne jemi në krye të ligës dhe jemi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndërsa shkojmë në pushimin ndërkombëtar”.

“Kjo na jep shumë vrull, shumë besim, se ne mund të shkojmë në Etihad dhe të marrim një rezultat”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/