LAJMI I FUNDIT:

Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, por një telefonat e Klopp ndryshoi gjithçka

Sadio Mane: Kisha marrëveshje me Manchester Unitedin, por një telefonat e Klopp ndryshoi gjithçka

Sadio Mane ka zbuluar se si një telefonatë e vonuar nga Jurgen Klopp e bindi atë që në minutën e fundit të zgjidhte Liverpoolin para Manchester United.

Liverpool nënshkroi me Manen nga Southamptoni në verën e vitit 2016, duke paguar mbi 35 milionë euro.


Tifozët mendonin se u pagua shumë, por anësori shpejt dëshmoi se e kishin gabim dhe u kthye në një nga sulmuesit më të mirë.

Mane ka treguar në një intervistë për Jamie Carragher se ishte afër shkuarjes në “Old Trafford”.

“Më duhet të them, isha shumë afër të shkoja te Manchester United”.

“Kam pasur kontratën atje. Kisha rënë dakord për të gjitha. Ishte gjithçka gati, por në vend të kësaj mendova, ‘Jo, dua të shkoj në Liverpool ‘. Isha i bindur të shkoja në projektin e Klopp. E mbaj mend ende herën e parë që mora telefonatën nga Klopp”, ku gjermani i kishte thënë se kanë një projekt të madh në Liverpool dhe duan që ai të ishte pjesë e tij, gjë që e bindi Manen.

Sulmuesi të shtunën me Liverpoolin do të luajë në finalen e Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori