LAJMI I FUNDIT:

Sacchi e ka të qartë: Dy skuadra do të luftojnë për titullin e Serisë A

Sacchi e ka të qartë: Dy skuadra do të luftojnë për titullin e Serisë A

Ish-trajneri legjendar i Milanit, Arrigo Sacchi, pret që gara për titull në Serie A të vendoset mes Interit dhe Juventusit.

Sacchi në një intervistë për Gazzetta dello Sport ka sugjeruar se fakti që Juventusi nuk luan futboll evropian mund të rezultojë një avantazh për Bianconerët.


Kjo fundjavë në dukje ka qartësuar gjërat në krye të tabelës së Serisë A.

AC Milan dhe Napoli nuk janë ende jashtë garës për titull. Larg kësaj, ka ende muaj për të rikuperuar pikët e humbura dhe për t’u ngjitur në tabelë. Por pikët e humbura nga të dyja skuadrat do të jenë sigurisht të mirëpritura për dy skuadrat në krye.

Marotta insiston se Juventusi është favorit për ta fituar Serie A-në
Lexo po ashtu Marotta insiston se Juventusi është favorit për ta fituar Serie A-në

“Është ende herët të thuhet se gara e Scudettos është një duel mes Interit dhe Juventusit, por ka disa të dhëna që tregojnë në këtë drejtim.”

“Ndeshjet vendimtare priren të jenë në mars dhe prill, atëherë mund të fillojnë të marrin energji”.

“Por Nerazzurrët dhe Bianconerët, deri më tani, kanë demonstruar qëndrueshmëri që i vendos ata përpara skuadrave të tjera”, ka thënë Sacchi.

Allegri mesazh Interit për ndeshjen e ardhshme: Mund të ndodh gjithçka
Lexo po ashtu Allegri mesazh Interit për ndeshjen e ardhshme: Mund të ndodh gjithçka

Momentalisht lider në tabelë është Interi me 31 pikë të grumbulluara dhe menjëherë pas tyre renditet Juventusi që ka 29 sosh.

Dhe pikërisht pas pushimit me kombëtare këto dy skuadra do të ballafaqohen në një duel direkt për vendin e parë në tabelë, me ndeshjen që do të zhvillohet të shtunën e 26 nëntorit me Juventusin si nikoqir./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Ylli i West Ham i bindur se do ta ndalin Cityn: Arsenali shpallet kampion

Premier League
Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Skuadra e inkuadruar në Ligën Premier dëshiron ta dobësojë Arsenalin, bën ofertë të lartë për dy yjet e Topçinjve

Premier League
Kalo në kategori