LAJMI I FUNDIT:

Sa do të kushtojë rinovimi i Camp Nout dhe ku do të luajë Barcelona deri në rikthim

Sa do të kushtojë rinovimi i Camp Nout dhe ku do të luajë Barcelona deri në rikthim

Barcelona do të luajë larg Camp Nout për një vit për shkak të rinovimit të planifikuar të stadiumit ikonik.

Blaugranasit kanë kërkuar të zgjerojnë shtëpinë e tyre për disa vite dhe u desh të vonojnë procesin, i cili do të sjellë një kapacitet të ri prej 110,000 ulësesh.


Gjatë kulmit të pandemisë COVID-19, stadiumi Santiago Bernabeu i Real Madridit iu nënshtrua një rinovimi dhe ata përfunduan duke luajtur në stadiumin Alfredo Di Stefano me kapacitet 6,000 para asnjë tifozi.

Image: PA

Me presidentin Laporta që shpreson të fillojë operacionin rinovues 3-4 vjeçar në verën e vitit 2022, Barca ka të ngjarë të luajë ndeshjet e tyre në stadiumin Johan Cruyff.

“Ne po shqyrtojmë mundësi të ndryshme, por kandidati më i fortë është Stadiumi Johan Cruyff”, ka deklaruar Laporta për radio stacionin katalanas RAC1 të premten.

“(Camp Nou i ri) është thelbësor për qëndrueshmërinë e klubit dhe të ardhmen e tij të afërt. Ndikimi që do të ketë për Barçën është kritik në mënyrë që ne të mund të konkurrojmë me konkurrentët tanë të cilët tashmë kanë bërë atë që nevojitet”.

Barcelonës i ofrohet mundësia e transferimit të sulmuesit nga Liga Premier - ai që i kishte eliminuar nga Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Barcelonës i ofrohet mundësia e transferimit të sulmuesit nga Liga Premier - ai që i kishte eliminuar nga Liga e Kampionëve

Ekipet e femrave të klubit luajnë në stadiumin e Kategorisë 3 të UEFA-s, të quajtur sipas ish-lojtarit dhe trajnerit legjendar të Barcelonës, me terren të vendosur pranë objekteve stërvitore Ciutat Esportiva Joan Gamper.

Mund të strehojë 6,000 mbështetës, por Laporta dëshiron që ajo të rritet në 50,000 nëse ekipi i meshkujve luan atje.

Një alternativë tjetër është stadiumi Montjuic, i cili priti ceremoninë e hapjes olimpike të vitit 1992 dhe është përdorur nga rivalët e Barcelonës, Espanyol.

Projekti, i cili është planifikuar që nga viti 2016, është një projekt i kushtueshëm edhe pse për shkak të borxhit të konsiderueshëm të Barcelonës, ata duhet të marrin hua fondet nga diku tjetër.

Raportimet thonë se Barcelona është në bisedime me bankën e investimeve Goldman Sachs për një hua prej 1.27 miliardë funta për të financuar rizhvillimin e Nou Camp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Ekipi më i mirë i sezonit 2023/24 në Bundesliga, Granit Xhaka është ylli në mesin e yjeve të tjerë

Bundesliga
Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Dy gjigantë gjermanë e duan Guirrasyn, mund ta sjellin sulmuesin me formën më të mirë në Evropë për një çmim të ulët

Bundesliga
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga

"Isha shumë afër të shkoja, detajet vendosën" - Xhaka kujton kohën kur ishte pranë marrëveshjes me Romën

Serie A
Kalo në kategori