LAJMI I FUNDIT:

Rusia ‘pothuajse me siguri’ do të kalojë në pushtimin e rajonit të Donetskut, thotë inteligjenca britanike

Rusia ‘pothuajse me siguri’ do të kalojë në pushtimin e rajonit të Donetskut, thotë inteligjenca britanike

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka dhënë raportin e saj të fundit të inteligjencës në mes të krizës në Ukrainë.

Në raportin e saj, ministria thekson se luftimet në dhe rreth rajonit lindor të Luhansk janë “intensifikuar” gjatë javës së kaluar dhe forcat ruse “po bëjnë përparim të qëndrueshëm”, shkruan Sky News, përcjell Telegrafi.


Raporti vazhdon duke thënë se tani forcat ukrainase janë tërhequr nga Lysychansk, i cili ishte qyteti i fundit i madh i mbetur në rajonin e Luhansk nën kontrollin ukrainas.

Kështu Rusia “pothuajse me siguri” do të kalojë në marrjen e rajonit Donetsk – një pjesë e madhe e të cilit mbetet nën kontrollin e forcave ukrainase.

“Lufta për Donbasin ka qenë e ashpër dhe e mprehtë dhe kjo ka shumë pak gjasa të ndryshojë në javët e ardhshme”, parashikon ministria.

Dhe dëshmia e parashikimit të Ministrisë së Mbrojtjes mund të shihet tashmë me granatimet e rënda në Slovyansk, i cili duket se është vendosur në një fokus të ri për luftime intensive.

Përditësimi thotë gjithashtu se pushtimi i Rusisë vazhdon të ketë një “ndikim shkatërrues” në sektorin bujqësor të Ukrainës dhe ka shkaktuar ndërprerje të mëdha në zinxhirët e furnizimit të farave dhe plehrave. /Telegrafi/