Përballja me Krasnodarin në turin “play off” në Ligën e Europës me Krasnodarin i ka nxjerrë shumë probleme Partizanit.
Në dallim nga transfertat e tjera europiane, kësaj radhe zyrtarët e klubit duhet të merren me një “mal” dokumentesh, pasi të gjithë pjesëtarët e delegacionit nevojiten të pajisen me vizë nga Ambasade Ruse në Shqipëri.
Që kur u hodh shorti, më 5 gusht, janë evidentuar problemet, pasi Rusia nuk e njeh Kosovën si shtet dhe qytetarët me pasaportë kosovare e kanë të pamundur që të sigurojnë vizë. Kjo politikë e rusëve bën që Partizani të mbetet pa shërbimet e dy titullarëve për transfertën e 18 gushtit, që do të luhet në Krasnodar, me mbrojtësin Labinot Ibrahimi dhe mesfushorin Ylber Ramadani.
Për të sqaruar problemin e udhëtimit të dy futbollistëve kosovarë, por edhe detajet e tjera për delegacionin që do të udhëtojë drejt Krasnodarit, dje një përfaqësi e klubit kryeqytetas ka zhvilluar një takim me titullarët e Ambasadës së Rusisë në Shqipëri. Në përfundim nuk është gjetur ndonjë zgjidhje për lejimin e udhëtimit të të dy lojtarëve kosovarë drejt Rusisë.
Në këto kushte, për problemin në fjalë, Partizani ka njoftuar përmes një letër ankese UEFA-n, që është organizatorja e aktivitetit, Federatën Shqiptare të Futbollit, si dhe klubin rus të Krasnodarit, që është pritës në takimin e parë, si dhe Federatën Ruse të Futbollit.
Klubi kryeqytetas këmbëngul në të drejtën e tij, pasi në fillim të aventurës europiane, askush nuk i ka lajmëruar se nuk i lejohet që futbollistët kosovarë të luajnë në Rusi. Sipas drejtorit të përgjithshëm të Partizanit, Genc Tomori, përgjegjësia në këtë rast është e klubit pritës, Krasnodarit, që duhet të gjejë zgjidhjen për udhëtimin e Ramadanit dhe Ibrahimit. Përndryshe ata do të përballen me penalitete që u takojnë, sipas rregullores së aktivitetit.
Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Genc Tomori, në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, tregon për bisedimet e kryera dje në Ambasadën Ruse në Tiranë, si dhe rrugën që kanë ndjekur për zgjidhjen e problemit të dy futbollistëve kosovarë. “Kemi vajtur sot (dje) në Ambasadën Ruse, por morëm konfirmimin se lojtarët me pasaportë kosovare nuk mund të pajisen me vizë për në Rusi.
Shqetësimin tonë ua kemi dërguar UEFA-s, FSHF-së dhe klubit të Krasnodarit. Për ne ata janë dy lojtarë formacioni, kështu që mbetemi në pritje, pasi nuk kemi marrë përgjigje nga institucionet të lartpërmendura. Në fillim të aktivitetit, ne nuk na ka njoftuar askush se lojtarët me pasaportë kosovare nuk lejohen që të luajnë në Rusi.
Kështu që përgjegjësitë t’i marrë ekipi tjetër, pasi ne po kërkojmë thjeshtë të drejtën tonë, pasi privohemi nga dy lojtarë të formacionit bazë. Ashtu siç ne marrim masa për ekipin kundërshtar që vjen në Shqipëri, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe klubi Krasnodarit për çështjen e dy futbollistëve tanë që kanë pasaportë kosovare”, u shpreh Tomori për “Panorama Sport”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëCaktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Një ish-lojtar i Pep Guardiolës hyri në dhomën e zhveshjes pas fitores rekorde të Man Cityt
Real Madrid po përgatit një njoftim special për Mbappen
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'