LAJMI I FUNDIT:

Rummenigge: Kam qeshur kur e kam parë pagën e Messit

Rummenigge: Kam qeshur kur e kam parë pagën e Messit

Kontrata e Barcelonës me Lionel Messin, ka tërhequr vëmendjen dhe ka ngjallur shumë diskutime, debate dhe madje edhe të qeshura, siç ka thënë CEO i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

Duke folur për kontratën, shefi i Bayern Munich ka thënë se duhet ta duartrokas Messin për arritjen e kushteve kaq të mira.

“Unë qesha… Unë vetëm mund ta përgëzoj atë (Messin) sepse ai arriti të merrte një kontratë të tillë astronomike”.


“Në dhjetë vitet e fundit ne të gjithë kemi bërë gabime sepse kemi shpenzuar gjithnjë e më shumë për lojtarë dhe agjentë”.

“Pandemia ka treguar që duhet të bëjmë një hap prapa dhe të kthehemi në një model më të ndjeshëm. Shpresoj se është e mundur, por nuk do të jetë e lehtë”, ka thënë Rummenigge në një intervistë për “Corriere dello Sport”.

Rummenigge mendon për disa zgjidhje që do të jenë të mundshme, duke përfshirë edhe një kufij për paga.

“Ndoshta do të ishte një ide e mirë, por në 2008 me [Michel] Platini si president të UEFA dhe [Gianni] Infantino si Sekretar të Përgjithshëm, ne shkuam në Bruksel për të parë nëse ishte e mundur”.

“Politikanët gjithmonë na thoshin se do të ishte kundër ligjit evropian”.

“Ndoshta tani është koha e duhur për ta provuar përsëri dhe për të korrigjuar atë që kemi bërë në dhjetë vitet e fundit”, nënvizoi Rummenigge.

Ai gjithashtu foli pozitivisht për reformat e mundshme të UEFA-s në Ligën e Kampionëve, ku synohet të ketë gjashtë grupe me nga gjashtë skuadra.

“Do të ishte shumë më mbresëlënëse dhe më e gjallë se faza aktuale e grupeve, e cila shpesh mund të duket e mërzitshme”.

“Do të ishte më e vështirë të kualifikohesh dhe më e veçantë”, ka thënë Rummenigge. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori