Talenti i Bayern Munichut Erblin Osmani ende nuk ka vendosur nëse do ta përfaqësojë Kosovën në nivelin ndërkombëtar, kështu së paku raporton mediumi gjerman “BILD”.

Në bazë të raportimit, situata e yllit bavarezë ende është komplet e paqartë dhe do të qartësohet vetëm në fundin e muajit, ngase as lojtari dhe as menaxhmenti nuk kanë dashur ta komentojnë.


Ata kanë përmendur faktin që Osmani ka marrë pasaportën e Kosovës, që do ta lejonte të luajë për “Dardanët”, megjithatë lojtari ende nuk ka vendosur se kë të përfaqësojë.

“Sipas informatave tona, asnjë vendim nuk është marrë pavarësisht deklaratave të ambasadorit së Kosovës (Faruk Ajeti). Është fakt që Osmani është pajisur me pasaportë të Kosovës, që i jep opsionin për të luajtur për vendlindjen e prindërve të tij”.

“Qartësimet e mëdha do të ndodhin në fundin e muajit kur të nisë pushimi ndërkombëtar”.

Ndër të tjera, BILD ka pranuar se largimi i Osmanit drejt Kosovës mund të jetë një goditje e madhe për Federatën Gjermane.

“Çka nëse Kosova e merr mesfushorin e talentuar që ka pasur rritje metorike te Bayerni? Do të ishte goditje e madhe për Federatën Gjermane sepse konsiderohet si një nga talentët më të mëdhenj të 2009”, shkroi ai./Telegrafi/

telegrafi sport app