LAJMI I FUNDIT:

RTV Dukagjini sjell serialin më të ri vendor

RTV Dukagjini sjell serialin më të ri vendor

Kanë nisur xhirimet e serialit më të ri vendor, i cili së shpejti nis transmetimin në RTV Dukagjini. Ky serial, veç argëtimit, ka për qëllim promovimin e produkteve vendore. Regjisori dhe skenaristi i serialit Ard Islami, shpjegoi tematikën që do të ketë seriali.

“Ngjarja është në market, në shitore, ku kryesisht do të merremi me produktet vendore, me promovimin e prodhimeve vendore. Kjo është ideja, pra një serial i cili do të tentojë ta ngrejë vetëdijen te konsumatori për konsumimin e produkteve vendore”, ka thënë Islami duke shtuar se ideja e serialit ka ekzistuar qysh në vitin 2010, mirëpo tani erdhi koha e realizimit.


“Realisht këtë serial, si skenar, unë e kam shkruar në vitin 2010. E kemi xhiruar një pilot me disa prej këtyre aktorëve që janë tash, por kanë kaluar sa vjet që nuk jam marrë me këtë serial. Jam angazhuar në serialet tjera, mandej me ato seriale e kam ndërprerë bashkëpunimin për të vazhduar me këtë serial. Kështu që si ide është prej 2010-ës”, ka thënë Islami.

Njëherit seriali do të sjellë para publikut personazhe tejet interesante nga aktorë të dashur për publikun, si Edon Bërveniku, Granit Uka, Armend Baloku etj.

Bërveniku, i cili njihet edhe për role të tjera të pëlqyera nga publiku, tregon se roli i tij i ri është nga më të veçantët deri tash.

“Një karakter goxha unik, i veçantë është një person që ka probleme me vetën, një person shumë i frustruar… një person që është ndryshe prej personazheve tjera që i kam pas, po besoj që ka me dalë diçka e mirë, duke punuar bashkë me ekipin”, ka thënë Bërveniku.

Abi Kompani, e cila konsumatorit vendor dhe ndërkombëtar i ofron shumëllojshmëri produktesh është ndër bashkëpunëtorët e parë të serialit.

Seriali që do të sjellë frymë të re në ekranet televizive nis transmetimin së shpejti në RTV Dukagjini.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

“Më ka ardhur në majë të hundës”, Ilnisa Agolli tregon nëse ka kryer marrëdhënie me Meritonin

Magazina
Kalo në kategori