Nga brune në bionde për rolin e ri - Nina Dobrev befasoi fansat me transformimin e ri

Nina Dobrev ka befasuar fansat me një transformim të madh në pamje, duke i lyer flokët bionde, një ndryshim që ajo e ka bërë për rolin e saj të ri në filmin “It Happened One Summer”.
Aktorja e njohur për rolin e Elena Gilbert në serialin “The Vampire Diaries” publikoi në Instagram disa fotografi me pamjen e re dhe zbuloi se do të interpretojë personazhin Piper Bellinger.
“Njihuni me Piper. Me sa duket, biondet vërtet argëtohen më shumë”, shkroi Dobrev.
Ndryshimi i saj i befasoi fansat, pasi Dobrev gjatë gjithë karrierës është shfaqur kryesisht me flokë të errët dhe rrallë ka eksperimentuar me ngjyrën e flokëve.
Ajo pranoi gjithashtu se nuk kishte menduar kurrë se do të bëhej bionde.
Pamja e re mori menjëherë reagime të shumta pozitive.
Postimi grumbulloi më shumë se 1.8 milionë pëlqime, derisa kolegë dhe fansa e komplimentuan për transformimin.
Mes tyre ishin edhe aktorja Claire Holt, bashkëpunëtorja e saj nga “The Vampire Diaries” si dhe figura të tjera të njohura.
Transformimi është pjesë e përgatitjeve për filmin “It Happened One Summer”, një komedi romantike e bazuar në romanin me të njëjtin emër të autores Tessa Bailey.
Në film, krahas Dobrev, luajnë edhe Virginia Gardner, Tyler Hoechlin, Gavin Leatherwood dhe aktorë të tjerë.
Filmi aktualisht është në proces xhirimesh, teksa regjisor është Peter Hutchings. /Telegrafi/














































