LAJMI I FUNDIT:

Rregulla të reja për rikthimin e Serie A – nga ndryshimi i orarit të ndeshjeve, temperatura dhe infektimi i një lojtari me COVID-19

Rregulla të reja për rikthimin e Serie A – nga ndryshimi i orarit të ndeshjeve, temperatura dhe infektimi i një lojtari me COVID-19

Sipas raportimeve në mediat italiane, ka disa ndryshime në protokollin mjekësor për ndeshjet, të tilla si ndërprerja e ndeshjeve të pasdites dhe ndryshime në rregullat e karantinës.

Protokolli për stërvitjet në grup arrti një marrëveshje këtë javë dhe që përfaqësonte një hap të madh përpara për të rifilluar sezonin e Serisë A.

Mbetet kryesisht i pandryshuar për organizimin e ndeshjeve, por ka disa rregullime.

Juventus (Foto: Valerio Pennicino/Getty Images )

Më e rëndësishmja është ajo që ndodh nëse një lojtar ose një anëtar i stafit teston pozitivisht për COVID-19.

Protokolli u pajtua që personi në fjalë do të karantinohet, ndërsa i gjithë grupi do të qëndrojë i izoluar për 14 ditë, por atyre do t’u lejohet të vazhdojnë stërvitjet gjatë asaj periudhe.

Dallimi është se dera lihet e hapur për një rishikim në të ardhmen nëse ndryshon situata e përgjithshme pandemike në Itali.

Christian Eriksen (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Ekzistojnë shpresa se pjesa tjetër e skuadrës mund të lejohet që ta largojnë atë izolim më herët nëse kalojnë dy teste për COVID-19 në 48 orë.

Një tjetër ndryshim në propozimin fillestar ka ndryshuar takimet që do zhvilloheshin në kohën lokale në 16:30, pasi kjo do të ishte shumë e nxehtë në kulmin e një vere italiane.

Ndeshjet prandaj do të planifikohen vetëm për mbrëmjen, kur dielli të ketë perënduar.

Henrikh Mkhitaryan. (Photo by Paolo Bruno/Getty Images)

Protokolli do të vlerësohet nga CTS (komiteti teknik shkencor) dhe një verdikt i dhënë nga Qeveria të enjten më 28 maj.

Në atë pikë, do të vendoset nëse dhe kur ndeshjet e Serie A mund të rinisin.

Plani mbetet për 13 qershor, por 20 qershori po bëhet gjithnjë e më i mundshëm si data e rikthimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Tonali akuzohet për shkelje të dytë të basteve, Federata Angleze sjell 50 akuza të reja për fillim sezonin me Newcastle

Premier League
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansa e tij

Ligue 1
Kalo në kategori