LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i Atdhe Nuhiut: Muzika, feja, lufta, Kosova, Kombëtarja dhe Brexit

Rrëfimi i Atdhe Nuhiut: Muzika, feja, lufta, Kosova, Kombëtarja dhe Brexit

Futbolli anglez ka aftësinë të mbledhë karaktere tërheqëse. Marrim për shembull Atdhe Nuhiun, sulmuesin nga Kosova që luan për Sheffield Wednesday.

I njohur me nofkën “Dave” ose “Big Man”, sepse shokët e skuadrës nuk mund ta shqiptojnë dot emrin e tij, Nuhiu shkon herët në stërvitje, duke nisur me palestrën dhe duke shfrytëzuar mundësinë për të dëgjuar muzikën e tij të preferuar, si për shembull këngët e reperit gjerman Bushido.


“Ndonjëherë jam i pari që futem në palestër, – thotë Nuhiu. – Trajneri i fitnesit e di përmendësh listën e këngëve të mia të preferuara. Nuk e di nëse i pëlqen ta dëgjojë atë muzikë, por ai është mësuar tashmë. Kur të tjerët vijnë më vonë në palestër, më thonë: ‘Fike atë m** muzike’, por unë nuk përkulem para presionit. Thjesht vazhdoj punën time. Bushido është gjerman. Më shumë më pëlqen të dëgjoj muzikë nga reperat shqiptarë, si Capital T. Në dhomat e zhveshjeve vendosin muzikën e Drake, dhe atmosfera është fantastike, por unë nuk e pëlqej shumë.”

FEJA – Një orë në shoqërinë e Nuhiut të duket vetja sikur je në shkollë teksa ai reflekton për Brexit, konfliktin në Ballkan dhe si ndihet një mysliman në Angli. “Unë nuk i festoj Krishtlindjet, sepse nuk jam i krishterë. Jam mysliman, por respektoj çdo gjë. Nuk do të grindesha kurrë me dikë për çështje besimi fetar”, – thotë sulmuesi.

“Ti ndjek rrugën tënde, unë timen. Nuk ha mish derri. Nuk jam 100 % strikt. Nuk mbaj agjërim (gjatë Ramazanit) kur luaj futboll. Do të doja shumë të shkoja për haxh në Mekë të shoh si është atje. Feja nuk duhet të qëndrojë kurrë mes nesh. Në të gjithë botën duhet të ketë tolerancë fetare. Në Kosovë ka një xhami ngjitur me kishën. Në mes të Prishtinës është një katedrale e madhe. Në kombëtare kemi edhe lojtarë të krishterë, që kanë bërë kryqe tatuazh dhe unë nuk do t’i flas sepse ai është i krishterë? Çfarëdo që të ketë në Bibël ose në Kuran, nuk kam parë askund që të thuhet ‘Bëji keq dikujt’. Çdokush që është pak i zgjuar e di se kjo është e gabuar. Unë besoj se jam njeri i mirë, nuk duhet t’i bësh keq dikujt”.

Ai e pranon se ndihet i frustruar nga perceptimet kritiket që ka për Islamin nga njerëz të ndryshëm. “Nuk ka kuptim që të japësh shpjegime. Njerëzit gjithsesi nuk të dëgjojnë, – thotë ai. – Në SHBA, kur dikush ka vrapuar me thikë nëpër shkollë duke vrarë nxënës, gjë që ka ndodhur shumë herë, agresori nuk ka qenë mysliman, por i krishterë. Është kollaj të akuzosh myslimanët. Jam mësuar me këtë perceptim.”

LUFTA – Rrënjët e tij janë në Prishtinë, vend që ka parë skena të rënda teksa Ballkani përçahej nga konflikti. “Si e shpjegoni ju për shembull? Kemi Kosovën, e përbërë nga 95 % popullsi shqiptare, që kanë kulturën dhe besimin e tyre dhe nuk kanë asnjë lidhje me Serbinë dhe në fund arriti të jetë e pavarur.” Ngjarja historike ndodhi në vitin 2008.

“Kam lindur në Prishtinë më 1990-n, por kur isha 6-muajsh familja ime emigroi drejt Austrisë. Në atë periudhë sapo kishin nisur trazirat e para; ishte periudha kur ish-Jugosllavia nisi të ndahej. Babai im ishte profesor i biologjisë dhe kimisë në Prishtinë, por ai nuk mund të punonte më aty për shkak të situatës ekonomike. Duhet të kujdesesh për familjen tënde. Në fillim u largua drejt Austrisë vetëm babai im, pastaj unë me nënën”- vijon Nuhiu.

“Por ne nuk ishim tamam si refugjatët e luftës, që u zhvillua në vitet 1997, ’98, ’99. Shumë kushërinj dhe të afërm të mi ishin aty kur ndodhën bombardimet dhe ka qenë tmerrësisht e vështirë. E kishim të pamundur të kontaktonim me ta, sepse linjat telefonike nuk punonin. Unë luaj me Kombëtaren e Kosovës dhe kemi shumë futbollistë, të cilët e kanë përjetuar luftën. Kurrë nuk i kam pyetur ‘Si ishte lufta?’ Nuk është e bukur të flasësh për një temë të tillë.”

“Por ne nuk ishim tamam si refugjatët e luftës, që u zhvillua në vitet 1997, ’98, ’99. Shumë kushërinj dhe të afërm të mi ishin aty kur ndodhën bombardimet dhe ka qenë tmerrësisht e vështirë. E kishim të pamundur të kontaktonim me ta, sepse linjat telefonike nuk punonin. Unë luaj me Kombëtaren e Kosovës dhe kemi shumë futbollistë, të cilët e kanë përjetuar luftën. Kurrë nuk i kam pyetur ‘Si ishte lufta?’ Nuk është e bukur të flasësh për një temë të tillë.”

KOSOVA – Ai u rrit në një vend të qetë si Austri, duke admiruar që i vogël Real Madridin e Davor Suker dhe Fernando Redondos, duke arritur të veshë fanellën e Rapid Vienna-s dhe më pas Kombëtares U-21 të Austrisë.

“Pasi Kosova u bë e pavarur, më vonë do të njihej edhe kombëtarja e Kosovës (në maj 2016) në një kohë që nuk kisha më ftesë nga kombëtarja austriake. Kosova më kërkoi dhe nuk hezitova asnjë çast për të pranuar. Mundësia për të luajtur me vendin tim të lindjes ishte një moment krenar. Populli im ka vuajtur shumë. Shqiptarët e Kosovës gjithnjë është përballur me shtypjen e Serbisë”.

Shumë familje u detyruan të emigrojnë gjatë konfliktit me Serbinë dhe talente të shumta nga Kosova u “rrëmbyen” nga vende si Zvicra, Belgjika, Shqipëria dhe vende të tjera. “Hidhini një sy kombëtares së Zvicrës, sa shqiptarë apo kosovarë luajnë aty? 40 % përfshi Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën dhe Valon Behramin. Po Kombëtarja e Shqipërisë? Më shumë se gjysma janë nga Kosova (si Etrit Berisha dhe Taulant Xhaka). Pastaj kemi edhe përfaqësuesen e Kosovës. Një vend i vogël furnizon tre kombëtare të ndryshme. Por, ku ishin këta njerëz para luftës? Serbët, jugosllavët nuk i lejonin që të kishin sukses. Shaqiri dhe Xhaka janë nga Kosova, vëlla i Xhakës luan për Shqipërinë.” Pastaj është edhe Adnan Januzaj. “Nëse të gjithë do të kishin luajtur për Kosovën, sipas gjasave nuk do të merrja ftesë nga Kombëtarja… Jo, po bëj shaka. Do të ishte një kombëtare shumë e fortë. Vendimi që ata kanë marrë ishte 100% i drejtë për ta. Janë rritur në Zvicër apo vende të tjera dhe është e drejtë e tyre të zgjedhin”.

KOMBËTARJA – Nuhiu emocionohet veçanërisht kur flet për ngjarjet e 13 nëntorit, kur ai luajti ndeshjen e tij të shtatë me kombëtaren, teksa Kosova mundi Letoninë në Mitrovicë. “Ishte e veçantë. Ne fituam 4-3 dhe ishte hera e parë që luajta në Kosovë.

Ndeshjet e mëparshme i kishim luajtur në Shqipëri, sepse stadiumi nuk ishte gati. Kam luajtur aq shumë ndeshje dhe kam shënuar gola të rëndësishëm në karrierën time, por të fitoja me Kosovën ishte një ndjenjë ndryshe, shumë emocionuese. Njerëzit në Kosovë nuk janë mësuar me lumturinë, ata janë shumë krenarë për ne.”

KLUBI & NOFKAT – Një moment i rëndësishëm për Nuhiun, i cili po lufton të fitojë një vend në formacion te Wednesday. “Nuk ia uroj askujt këtë. Është hera e parë në karrierë që nuk luaj fare me klubin. Jam zgjedhje fikse në kombëtare, trajneri vazhdon të më ftojë dhe i jam shumë mirënjohës për këtë, më ka dhënë shumë besim.

“Tifozët e Wednesday e dinë se çfarë jam në gjendje të bëj, edhe pse ndonjëherë nuk e shfaqin këtë. Kemi shumë sulmues të mirë. Në këtë ligë, mendoj se konkurrenca më e madhe në sulm është në skuadrën tonë. Në fund të fundit, gjithmonë e gjej veten në një farë mënyre. Kjo ende më bën krenar. Se çfarë më rezervon e ardhmja nuk e di, sepse kontrata ime skadon në verë dhe nëse do më duhet të bëjë një ndryshim, do ta pranoj, por ende nuk e di.”

Ai nuk është i lumtur për nofkën që i kanë vënë shokët Dave. “Apo edhe ‘Big Man’. Nuk më pëlqen. Por çfarë t’i bësh? Nuk mund t’i mësosh nëse nuk duan të mësohen. Mbase mendojnë se nuk mund ta shqiptojnë emrin tim. Nuk është ndonjë problem i madh.”

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori