LAJMI I FUNDIT:

Rrëfehen Albert Sylejmani dhe Adriana Matoshi: Ne jemi pronarët legjitimë të biznesit, aktakuza ka prapavijë me qëllim përfitimi

Rrëfehen Albert Sylejmani dhe Adriana Matoshi: Ne jemi pronarët legjitimë të biznesit, aktakuza ka prapavijë me qëllim përfitimi

Gjatë ditës së martë ka qarkulluar në media lajmi se është ngritur aktakuzë ndaj disa personave: Albert Sylejmani, Milot Krasniqi, Lulzim Hajrizi dhe Adriana Matoshit, kjo e fundit aktore e njohur për publikun shqiptar, veçanërisht nga roli i saj në hit serialin “O Sa Mirë”.

Aktakuza në fjalë është ngritur nga Prokuroria Themelore, Departamenti i Përgjithshëm në Gjilan, me padi të një shtetasi nga Gjilani, i cili akuzon katër personat në fjalë se në biznesin e tyre kanë mashtruar konsumatorët, në atë mënyrë që me rastin e ushtrimit të veprimtarisë ekonomike, në emër të tyre kanë përdorur shenjën identike të kompanisë “Stop” të paditësit, në biznesin e tyre “Disco Club Summer Stop”.


Por, akuzat e tilla i ka mohuar vet pronari Albert Sylejmani, i cili në një prononcim për Telegrafin tregoi se një padi e tillë ka një tjetër prapavijë, e cila është me qëllim përfitimi dhe shantazhimi ndaj personave në fjalë.

“Një aktakuzë e tillë është ngritur që në vitin 2013, dy vite pasi qe ne kemi qenë aktiv me biznes po me të njëjtin emër. Ne që nga viti 2011 jemi pronarë të diskotekës “Stop” në Gjilan, dhe këtë e dinë të gjithë. Personi tjetër në fjalë na akuzon për mashtrim të biznesit, kinse me të njëjtin emër, por që në fakt ai as edhe një ditë veprimtarie nuk e ka të zhvilluar me biznesin e tij”, tha Albert Sylejmani për Telegrafin.

Albert Sylejmani

I njëjti, gjithashtu tregoi se paditësi është i njohur për padi të tilla të pa baza, që dëmtojnë bizneset, duke u munduar të përfitojë në krah të tyre.

“Ne i kemi të gjitha provat e mundshme, për të mos përmendur këtu faktin që një qytet i tërë është në dijeni se kush janë pronarët e vërtetë të “Stop”, e gjithashtu edhe shumë këngëtarë që kanë performuar në diskotekën tonë. Ky nuk është që vetëm markën tonë provon me shantazhu, po edhe shumë të tjera”, tregon më tej Sylejmani.

Bizneset që Sylejmani thotë se u dëmtuan njëjtë nga paditësi në fjalë, që ngriti padi edhe për diskotekën e tyre “Disco Club Summer Stop”

Telegrafi ka siguruar edhe disa prova nga Administrata Tatimore e Kosovës, të cilat vërtetojnë se personat në fjalë kanë kryer obligimet ndaj shtetit.

Kuponët tatimorë që vërtetojnë se përfaqësuesit e “Disco Club Stop” në Gjilan: Albert Sylejmani, Adriana Matoshi, Milot Krasniqi, dhe Lulzim Hajrizi janë pagues të rregullt në ATK

Ndërkohë, aktorja Adriana Matoshi, e cila ka qenë krye-lajm në media së fundmi lidhur me këtë rast, tha për Telegrafin se për një rast të tillë ajo i është përgjigjur me përgjegjësi.

“Është e vërtet që kemi pranuar një padi, ku unë si një nga personat e involvuar në këtë biznes, së bashku me ish-bashkëshortin tim Albertin, dhe dy ortakë tjerë jemi paditur pa arsye mendoj unë, nga një person të cilin personalisht nuk e njoh, por mesa kam dëgjuar është i njohur për veprime të tilla, dhe kërcënime të vazhdueshme që iu bën bizneseve, njëjtë ka tentuar të bëjë edhe me neve. Madje, një nga bizneset e tilla e cila përmendet si njëlloj “viktime” e akuzave të tilla, është edhe Banka Ekonomike e Behgjet Pacollit mesa kam dëgjuar”, tha ndër të tjerash, Adriana Matoshi për Telegrafin.

Aktorja Adriana Matoshi, e njohur si Sasa e serialit komik “O Sa Mirë”

Në vazhdimin e bisedës, Adriana gjithashtu tregoi se ajo është një nga personat e involvuar në këtë biznes, pasi me rastin në fjalë janë marrë më shumë ortakët e tjerë.

“Unë i jam përgjigjur gjykatës, dhe nuk kam deklaruar asgjë, pasi na është thënë që është mirë me pas avokat. Megjithatë, për rastin në fjalë, unë jam vetëm njëra nga aksionaret e involvuara në biznes, dhe përgjigjem në aq sa më takon”.

E pyetur nëse mendon se u “abuzua” me emrin e saj si artiste, Matoshi tha se një gjë e tillë nuk e shqetëson, përderisa është e drejtë para ligjit.

“Jo, unë nuk shqetësohem pse emri im u lakua me të madhe në media për një çështje të tillë, dhe absolutisht nuk mendoj që një gjë e tillë mund të më ulë reputacionin mua si artiste. Unë e di se jam e drejtë para ligjit, jam përgjigjur me rregull në Gjykatë. Kemi të gjitha provat dhe faktet e mundshme kundrejt personit që na ka paditur, dhe jemi të gatshëm t’i përgjigjemi kurdo që na thërrasin për këtë çështje”, përfundoi Adriana Matoshi.

Fitim Rashiti ka ofruar dokumente që sipas tij vërtetojnë se emri “Stop” është i regjistruar prej tij nga viti 2002.

Ndryshe, kjo e fundit ka qëndruar këto ditë në Pejë për xhirimet e filmit të ri “Zana”, që do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Kourtney Kardashian tregon linjat e saj të mahnitshme pas lindjes, me bikini shumëngjyrëshe në plazh

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Kalo në kategori