Rrahmani feston fitoren e Napolit pavarësisht lëndimit

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka reaguar pas fitore së fundit të Napolit ndaj Sampdorias si mysafir 4-0.
Amir Rrahmani zhvilloi 47 minuta, ku pastaj pësoi lëndim në kokë dhe u detyrua të largohet.
Por, lëndimi mesa duket nuk është serioz dhe mbrojtësi ka reaguar në rrjetin social ‘Facebook’.
“+3, të vazhdojmë kështu”, shkroi ai.
Ndërkohë, mediat në Itali raportojnë se Rrahmani do jetë gati për ndeshjen në vikend ndaj Cagliarit.
Napoli ka 15 pikë dhe është lider në Serie A. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/09/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































