LAJMI I FUNDIT:

Rooney dëshiron të pensionohet te Unitedi

Rooney dëshiron të pensionohet te Unitedi
Wayne Rooney (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

Wayne Rooney thotë se dëshironte të përfundonte karrierën e tij në Manchester United, por beson se ai zgjodhi kohën e duhur për t’u larguar nga klubi.

33-vjeçari anglez shënoi një rekord të klubit me 253 gola në 559 paraqitje për Djajtë e Kuq në mes të viteve 2004 dhe 2017.


Ish-kapiteni i klubit u largua nga United për tu kthyer te klubi i fëmijërisë, Everton, në korrik të vitit të kaluar pasi u përpoq të gjejë futboll të rregullt në ekipin e parë nën Jose Mourinhon, përpara se të bashkohej me DC United në qershor.

Paul Scholes zgjedh formacionin më të mirë të Manchester United – Lë veten jashtë dhe zgjedh Beckhamin e Giggs së bashku me Keanen në mesfushë
Lexo po ashtu Paul Scholes zgjedh formacionin më të mirë të Manchester United – Lë veten jashtë dhe zgjedh Beckhamin e Giggs së bashku me Keanen në mesfushë

Rooney pranon se ai do të preferonte që kurrë të mos kishte lënë Old Trafford, por mendon se kishte të drejtë të kërkonte një sfidë të re pas rënies së formës.

“Sigurisht që më mungon [Unitedi]. Ishte kulmi i karrierës sime të luaja për Man Utd dhe kam qenë atje për shumë kohë, por ishte koha e duhur për tu larguar”, ka thënë fillimisht Rooney për MUTV.

“Nuk isha duke luajtur dhe gjithmonë kam qenë lojtar që dëshiron të luaj. Kam biseduar me menaxherin dhe nuk dukej se do të luaja, kështu që ishte vendimi i duhur dhe koha e duhur për mua të largohem”.

“Natyrisht se situata ideale ishte të qëndroja atje dhe ta përfundoja karrierën atje, por në futboll gjëra ndryshojnë. Gjëra të ndryshme ndodhin dhe gjërat ndodhin për një arsye”.

Fansat e Manchester United zgjedhin formacionin më të mirë në histori – Schmeichel, Nistelrooy dhe Beckham mungojnë, të tjerët të pritshëm
Lexo po ashtu Fansat e Manchester United zgjedhin formacionin më të mirë në histori – Schmeichel, Nistelrooy dhe Beckham mungojnë, të tjerët të pritshëm

“Kam mbetur me kujtime të mëdha. Kam pasur një mundësi të re për të luajtur në Shtetet e Bashkuara, por kam pasur një kohë të shkëlqyer në United”.

“Përsëri pres që të kthehem prapa dhe të shoh disa shokë të ekipit tim dhe disa miq nga stafi që kam bërë gjatë rrugës”, përfundoi anglezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Granit Xhaka 'mbulohet' me para nga Leverkuseni me fitimin e titullit në Bundesligë

Bundesliga
Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Trajneri i Fiorentinës shkaktoi skandal në Ligën e Konferencës - puthi gazetaren italiane

Ligat tjera
Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

Puyol përfshihet në zënkën mes Gundogan dhe Araujo

La Liga
Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Gjëja e parë që bënë lojtarët e Real Madridit pas penalltisë fituese të Rudigerit kundër Man Cityt

Liga e Kampionëve
Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Para të gjithëve, si e kishte parashikuar saktë Ancelotti rrugëtimin e Alonsos për trajner

Bundesliga
Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Rregulli i rreptë që duhet të ndjekë Zinedine Zidane nëse bëhet trajner i Bayern Munichut

Bundesliga
Kalo në kategori