LAJMI I FUNDIT:

Ronela interpreton si poezi tekstin e këngës “Sekret”

Ronela interpreton si poezi tekstin e këngës “Sekret”
(Foto: Instagram/ronelahajatiofficial)

Ronela Hajati e ka fituar edicionin e 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH dhe në këtë mënyrë do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision.

Kënga “Sekret” është shpallur më e mira në Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar, derisa në vend të dytë u rendit këngëtari Alban Ramosaj me projektin “Theje”, kurse vendin e tretë e zunë Eldis Arnjeti dhe Rrezarta Smaja.


Ndërsa siç ndodh rëndom, jo të gjithë e kanë pëlqyer këtë përzgjedhje që do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Content që zhvillohet në Torino të Italisë në 2022.

Kritika ka pasur në veçanti edhe për tekstin e këngës “Sekret”, ndërsa përmes një publikimi në rrjetet sociale, Ronela e ka interpretuar si poezi një pjesë të këngës së saj.

Tekstshkruesi Kreshnik Avdiu reagon për përzgjedhjen e Shqipërisë në “Eurovision 2022”: Ronela me atë këngë të keqe e pa shije
Lexo po ashtu Tekstshkruesi Kreshnik Avdiu reagon për përzgjedhjen e Shqipërisë në “Eurovision 2022”: Ronela me atë këngë të keqe e pa shije

Në vijim, krahas këtij interpretimi të këngëtares, jua sjellim edhe tekstin e plotë të këngës. /Telegrafi/


Sekret

Hej, a i kujton ato net?
Mbetën vetëm sekret
Hej, a i kujton ato net?
Mbetën vetëm sekret
Hej, a i kujton ato net?
Mbetën vetëm sekret

Ej, ej, ej, ej, ej, ej, ej

Po vjen djali nga malet
Dhe tek unë sot do falet
Nuk e di a do ndalet
Hajde t’i, hajde t’i falim mëkatet
Për këtë vajzën do vije
Dhe krejt botën ta lije
Unë jam diell nuk jam hije
Ti i je i imi, djalë prej Shqipërie

Hej, a i kujton ato net?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime
Peng i ka mbet
Hej, a i kujton ato net?
Nuk janë më një sekret
Por unë nuk e di, nuk e di
Si kam me u ndi

Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe ty
Unë, ty, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)

Ma ke bo jetën si lojna, avion
Ma ka lon, ma ka lon
Nuk di nji tjetër, se pishmon
Ma ka lon, ma ka lon

Hej, a i kujton ato net?
Mbetën vetëm sekret
Baby shija jote, shijes sime
Peng i ka mbet
Hej, a i kujton ato net?
Nuk janë më një sekret
Por unë nuk e di, nuk e di
Si kam me u ndi

Nuk e di, si për tjetrën m’ke lon
Edhe sot un po du me ta thon
Edhe një, edhe ty
Unë, ty, tre, ta marrsha
(Ta marrsha, ta marrsha)
(Ta marrsha, ta marrsha)

Ma kadalë, ma kadalë, ej
Ma kadalë, ma kadalë, ej


Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Zendaya dhe i dashuri Tom Holland kanë diskutuar martesën, tetë vjet pas takimit në setin e Spider-Man

Magazina
Kalo në kategori