LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo pas largimit të Zidanes: Krenar që isha lojtar i yti, faleminderit zotëri

Ronaldo pas largimit të Zidanes: Krenar që isha lojtar i yti, faleminderit zotëri
Zidane - Ronaldo (Getty Images)

Cristiano Ronaldo ka folur pas largimit të Zinedine Zidane nga Real Madridit.

Trajneri francez ka konfirmuar largimit e tij nga Real Madridi pas dy viteve e gjysmë të kaluara në krye të klubit.


Ky konfirmim i largimit të Zidanet nga Real Madridi ka befasuar të gjithë, ndër ta edhe Ronaldon.

Zidane: Ishte koha për të ndryshuar, kaluam momente të vështira ku jemi vërshëllyer disa herë
Lexo po ashtu Zidane: Ishte koha për të ndryshuar, kaluam momente të vështira ku jemi vërshëllyer disa herë

Ylli portugez i Real Madridit ka reaguar me një postim në profilin e tij zyrtar në rrjetet sociale.

Zidane dhe Ronaldo kanë pasur marrëdhënie të mira mes vete (Getty Images)

“Unë jam shumë krenar që kam qenë lojtari yt”.

“Mister, faleminderit shumë”, ka shkruar Ronaldo në profilin e tij në Instagram.

Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi
Lexo po ashtu Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi

Ndryshe, edhe e ardhmja e Ronaldos është ende e paqartë sidomos pas finales së Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit.

Pas kësaj finale, portugezi deklaroi se ka kaluar mirë të Real Madridi, duke lënë të kuptohet se do të largohet nga Bernabeu. /Telegrafi/