LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo ‘mbret’ i Instagramit gjatë pandemisë: Ylli portugez ka fituar mbi 2 milionë euro për dy muaj, këta janë 10 sportistët më të paguar

Ronaldo ‘mbret’ i Instagramit gjatë pandemisë: Ylli portugez ka fituar mbi 2 milionë euro për dy muaj, këta janë 10 sportistët më të paguar

Pandemia Covid-19 që ka kapluar gjithë botën ka bërë që shumë klube të futen në krizë të madhe financiare.

Por një gjë e tillë nuk mund të thuhet edhe për disa nga yjet më të mëdha të sportit, që edhe gjatë pandemisë duke qëndruar të izoluar kanë fituar miliona euro.


Ka qenë tabloidi britanik Daily Mail që ka publikuar listën me 10 sportistët që kanë fituar më së shumti gjatë pandemisë Covid-19 në Instagram.

Nga 12 marsi kur u ndaluan aktivitetet sportive deri më 14 maj, Daily Mail ka publikuar fitimet e jashtëzakonshme të lojtarëve që i kanë arritur në bazë të postimeve në llogaritë e tyre në Instagram, kryesisht nga reklamat për kompani të ndryshme.

Ylli portugez Cristiano Ronaldo ka qenë ‘mbret’ sa i përket fitimeve gjatë kësaj kohe, me portugezin që ka bërë katër postime të sponsorizuara në profilin e tij ndërsa ka fituar mbi dy milionë euro.

Numrin e njëjtë të postimeve të sponsorizuara si të portugezit e kanë bërë edhe dyshja Lionel Messi dhe Neymar, por që kanë mbetur në pozitat dy dhe tre me 1,3 milionë funte fitim respektivisht 1,2 milionë.

Legjenda amerikane e basketbollit Shaquille O’Neal zë pozitën e katërt me mbi gjysmë milioni euro të ardhura nga 16 poste, ndërsa David Beckham është në pozitën e pestë ku nga tre postime ka fituar rreth 500 mijë euro.

Kriketeri indian Virat Kohli befasisht zë vendin e gjashtë me mbi 400 mijë euro të fituara për tri postime.

Derisa top-10shja e sportistëve më të paguar mbyllet me Zlatan Ibrahimovic, Dwayne Wade, Dani Alves dhe Anthony Joshua. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Fiton 300 mijë euro në javë dhe është titullar, ylli i Cityt merr vendimin përfundimtar për t'u larguar në verë

Premier League
Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

Ndër kryesorët te Real Madridi, por Andriy Lunin vetëm dy futbollistë fitojnë më pak se ukrainasi te Los Blancos

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

Po ndiqet nga tre top klube evropiane, ylli i Realit po refuzon kontratën e re dhe dëshiron largimin nga Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori