Ronaldo kalon Reali në epërsi ndaj Atleticos me një gol të bukur me vole


Real Madridi ka gjetur golin e parë në ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit në La Liga.
Është ylli kryesor i skuadrës, Cristiano Ronaldo, i cili ka shënuar me vole për 1-0.
Goli i Ronaldos erdhi në minutën e 53-të të ndeshjes.
https://www.dailymotion.com/video/x6hi5pw
Ky gol u shënua pas asistimit të saktë nga ana e Gareth Bale.
Për Ronaldon ky ishte goli i 19-të këtë sezon në La Liga. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
08/04/2018
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



































