Ronaldo ia kthen Mourinhos


Mourinho më herët kishte kritikuar qasjen e sulmuesit kur deklaroi se Ronaldo nuk i pranon kritikat dhe tash e ka vazhduar provokimin duke thënë se 28-vjeçari nuk është Ronaldo “i vërtetë”.
“Ka disa gjëra të caktuara në jetë për të cilat nuk ia vlen të komentosh. Unë nuk do të them asgjë tjetër përveç se kjo është për arsye të qarta. Unë gjithmonë i kam respektuar të gjithë trajnerët e mi dhe kam mësuar nga ta”.
“Jam mësuar njerëzit të thonë gjëra të këqija për mua. Siç themi në Portugali: ‘Mos pështy në pjatën nga e cila ha’. Kjo është gjithë çfarë kam për të thënë rreth kësaj”, ka thënë Ronaldo në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
05/08/2013
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate











































