LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo fejohet me modelen 14 vite më të re, Celina Locks

Ronaldo fejohet me modelen 14 vite më të re, Celina Locks

Legjenda e Brazilit, Ronaldo do të martohet për herë të katërtë në moshën 46-vjeçare, pasi i propozoi të dashurës së tij modele gjatë një arratisjeje në Karaibe.

Ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Interit, me partneren e tij, Celina Locks njoftuan fejesën e tyre me mesazhe romantike në rrjete sociale.


32-vjeçarja postoi unazën e saj për fansat në rrjetet e saj sociale dhe shkroi: “Po. pranoj përpara se të shtonte: “Të dua përgjithmonë”.

View this post on Instagram

A post shared by C E L i N A (@celinalocks)

Një nga personat e parë që uroi çiftin e lumtur, të cilët po pushojnë në Republikën Domenikane, ishte ish-bashkëshortja e Ronaldos, Milene Domingues.

Ronaldo u bë baba për herë të parë i djalit Ronald, i cili tani është një DJ 22-vjeçar, me Milene përpara se martesa e tyre katërvjeçare të përfundonte në shtator 2003.

Foto: Getty

Ai vazhdoi të martohej me modelen Daniella Cicarelli në shkurt 2005 në një kështjellë në Franca edhe pse më vonë doli se ata nuk u bënë zyrtarisht burrë e grua sepse asnjëri nuk kishte finalizuar divorcet nga partnerët e tyre të mëparshëm.

Dyshja u ndanë vetëm tre muaj pas ceremonisë luksoze të kështjellës që ata e cilësuan si një martesë zyrtare, me Daniella që më vonë pretendoi se ajo përfundoi sepse Ronaldo e kishte tradhtuar.

Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, ish-ylli i futbollit u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony dhe çifti patën dy vajza – Maria Sofia, 14 vjeç dhe Maria Alice, 12 – gjatë marrëdhënies së tyre shtatëvjeçare.

Foto: Getty

Ronaldo ka qenë në lidhje me brazilianen Celina, e cila po ashtu edhe modele është një biznesmene e suksesshme, për shtatë vitet e fundit.

Ronaldo dhe Celina ende nuk kanë bërë të ditur se ku dhe kur do të martohen.

Kujtojmë që prej vitit 2019, Ronaldo mban postin e presidentit të Valladolid, skuadrës spanjolle, ndërkohë që vitin e kaluar mori edhe pronësinë e klubit brazilian Cruzeiro. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Këto pamje nuk do të donte t'i shihte Ilnisa, Egla provokon Meritonin nga vaska: A të ka marrë malli për shkumë?

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kalo në kategori