Ronaldo: Edhe një padrejtësi, por nuk do të më mposhtin


Pasi që CAS vendosi që të mos i zbusë dënimin Cristiano Ronaldos prej pesë ndeshjesh, ky i fundit ka reaguar me një postim.
Real Madridi do ta pres lojtarin që të kthehet në aksion me 20 shtator.
"Një tjetër vendim i paarsyeshëm, nga padrejtësi në padrejtësi, por kurrë nuk do të më rrëzojnë, dhe gjithmonë do të kthehem edhe më i fortë, fal njerëzve që më përkrahin”, ka shkuar Ronaldo në rrjetet sociale.
Ronaldo do të mungojë edhe në tri ndeshje me Valencian, Levanten dhe Real Sociedadin.
Ronaldo mori karton të kuq në ndeshje me Barcelonën, ndërsa pas vendimit të gjyqtarit ai e shtyu atë. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
23/08/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate






































