LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo: CR7 e meriton Topin e Artë këtë vit

Ronaldo: CR7 e meriton Topin e Artë këtë vit

Legjenda braziliane, Ronaldo, mendon se edhe Lionel Messi edhe Cristiano Ronaldo janë fantastikë, por beson se superylli i Real Madridit e meriton më shumë Topin e Artë këtë vit.

Fenomeni është shpallur tri herë lojtari më i mirë në botë gjatë karrierës së tij mbresëlënëse, ndërsa dy rivalët aktualë, Messi dhe CR7 i kanë fituar nëntë çmimet e fundit.


Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë, tabela e plotë
Lexo po ashtu Messi fiton Këpucën e Artë për të katërtën herë, tabela e plotë

Superylli i Barcelonës aktualisht ka një Top të Artë (pesë në total) më shumë se rivali i tij te Los Blancos.

“Këtë vit do ta zgjidhja Cristiano Ronaldon si fitues të Topit të Artë. Në dy vitet e fundit, ai ka qenë vendimtar.

“Ai ka qenë lojtari kryesor në shumë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe luan në finale. Numrat e Cristianos nuk bën të anashkalohen”, ka deklaruar Ronaldo për Fox Sports.

Portugezi ka shënuar 40 gola në të gjitha garat këtë sezon, duke e fituar La Ligan dhe luan në finale të Ligës së Kampionëve. Messi, nga ana tjetër, ka realizuar 54 gola, ndërsa e ka fituar vetëm Kupën e Mbretit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Presidenti i Bayernit shokon të gjithë me trajnerin e ri që do ta marrë drejtimin e klubit: Ai është një ekspert i shkëlqyer

Bundesliga
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori