LAJMI I FUNDIT:

Ronaldo bën një gjest madhështor, ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të

Ronaldo bën një gjest madhështor, ndalon autobusin e Portugalisë dhe fton në bord fëmijën e sëmurë për të bërë foto me të
Ronaldo dhe djaloshi i sëmurë (Foto: The Sun)

Cristiano Ronaldo e ka ndaluar autobusin e ekipit të Portugalisë kur pa një fëmijë të sëmurë që mbante një poster në duar duke i kërkuar atij një përqafim.

Ekipi portugez ishte rrugës për në stadium për të zhvilluar finalen e Ligës së Kombeve sot (e diel) kundër Holandës në Estadio do Dragao në Porto.

Një djalë i ri po mbante një poster që kërkon një përqafim nga heroi i tij Ronaldo.

Ronaldo e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve – dhuron spektakël duke shënuar tre gola ndaj Zvicrës
Lexo po ashtu Ronaldo e dërgon Portugalinë në finale të Ligës së Kombeve – dhuron spektakël duke shënuar tre gola ndaj Zvicrës

Kapiteni i Portugalisë ka ftuar të riun Eduardo Moreira, i cili vuan nga sëmundja e leukemisë, në autobus dhe ka bërë foto me të duke ia ngrohur zemrën me këtë gjest.

Autobusi u ndalua më pas dhe ylli i Juventusit mori djalin e ngazëllyer në bord ku mes lumturisë dhe ngrohtësisë bëri foto me Ronaldon.

Eduardo, i cili thotë se është tifoz i madh i Ronaldos, është duke luftuar me sëmundjen që dhjetë vite, por mund të mbajë me vete kujtimin e kohës së tij me heroin e tij.

Ronaldo dhe djaloshi i sëmurë (Foto: The Sun)

Ndryshe, Ronaldo njihet për bamirësinë e tij pasi ka dhënë më parë pesë milionë euro për të mbijetuarit e një tërmeti në Nepal në 2015.

Ai gjithashtu ka dhuruar 600 mijë funte për organizatat bamirëse që ndihmojnë refugjatët sirianë dhe shumë raste tjera ka qenë protagonisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Gol fenomenal nga Xherdan Shaqiri prej gjuajtjes së lirë

Përfaqësueset
Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Zbulohen dhe renditen 10 sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave, shumë befasi në listë

Ndërkombëtare
Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Kompletohen grupet e Euro 2024 pas kualifikimit të tri kombëtareve të fundit

Përfaqësueset
Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Philipp Lahm parashikon se kush do ta fitojë Euro 2024 - kërkon një befasi të madhe

Përfaqësueset
Kalo në kategori