LAJMI I FUNDIT:

Ronaldinho emëron tre lojtarët që ishin më të mirë se Messi

Ronaldinho emëron tre lojtarët që ishin më të mirë se Messi

Ronaldinho ka refuzuar të quajë Lionel Messin si më i miri në histori të futbollit, pasi ka bërë të ditur se ishin tre lojtarë më të mirë se argjentinasi.

Ylli 33-vjeçar e theu rekordin me gjashtë Topa të Artë të fitua, një më shuam se rivali i përbetuar Cristiano Ronaldo në dhjetor të vitit të kaluar.


Ronaldinho, që luajti përkrah Messit te Barcelona, kishte uruar argjentinasin për trofeun e pranuar nga France Football.

Maradona, Messi, Ronaldo: Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave?
Lexo po ashtu Maradona, Messi, Ronaldo: Cili është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave?

Sidoqoftë, fituesi i Kupës së Botës e kishte të vështirë që të thoshte se argjentinasi është më i miri i të gjitha kohërave.

“Jam shumë i lumtur që Messi e ka fituar Topin e Artë. Ne ishim shokë gjatë kohës kur luanim te Barcelona”, ka thënë Ronaldinho për Marcan.

Credit: PA

“Por, nuk më pëlqen të bëjë krahasime dhe është e vështirë të them se ai është më i miri i të gjitha kohërave”.

Aty janë Diego Maradona, Pele, Ronaldo (Fenomeni), është e vështirë të thuhet se Messi është më i miri në histori të futbollit. Mund të them se ai është më i miri i epokës së tij”, ka shtuar më tej Ronaldinho.

Ronaldinho, Neymar, Ramos, Kroos: Formacioni me lojtarët që Unitedi ishte shumë afër t’i transferonte
Lexo po ashtu Ronaldinho, Neymar, Ramos, Kroos: Formacioni me lojtarët që Unitedi ishte shumë afër t’i transferonte

Messi në të kaluarën kishte thënë për brazilianin se ishte aty ku ishte për shkak të tij, që i ka ndihmuar te Barcelona të rritej, mirëpo duket se tani dyshja nuk kanë raporte të mira. /Telegrafi/