LAJMI I FUNDIT:

Romelu Lukaku u përjashtua kundër Juventusit për shkak të asaj që tha, jo për atë që bëri

Romelu Lukaku u përjashtua kundër Juventusit për shkak të asaj që tha, jo për atë që bëri

Drejtuesi i gjyqtarëve të Serie A dhe Serie B, Gianluca Rocchi beson se gjyqtari i ndeshjes Juventus- Inter, Davide Massa, ‘e drejtoi mirë lojën’ dhe pretendon se Romelu Lukaku u përjashtua për atë që tha dhe jo për atë që bëri.

29-vjeçari konvertoi në gol një penallti në minutat e fundit në Allianz Stadium të martën mbrëma, duke ndihmuar Interin të sigurojë një barazim 1-1 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.


Ai mori një karton të dytë të verdhë dhe për këtë arsye u përjashtua pasi festoi duke heshtur tifozët pas porte të Juventusit. Ai kishte bërë të njëjtën gjë gjatë kur shënoi një het-trik për Belgjikën kundër Suedisë.

Rocchi, një ish-gjyqtar i Serie A, ka shpjeguar pse Lukaku u përjashtua nga loja.

Siç raportohet nga Gazzetta, Rocchi ka shqyrtuar incidentet dhe beson se gjyqtari i Juventus-Inter, Davide Massa “e ka drejtuar mirë ndeshjen”.

“Festimi i sulmuesit, i cili tashmë ishte parë me kombëtaren, u shoqërua me fjalët: “M*t, m*t”, (mbyll gojën në italisht), të cilin ligji në rregullore e sheh si provokuese”, shpjegon ai për Gazzetta.

Sipas raportit, Rocchi pranoi se Lukaku me siguri po reagonte ndaj abuzimeve raciste nga tifozët e Juventusit, por nëse gjyqtari do t’i kishte dëgjuar ose nëse Lukaku do t’i kishte raportuar gjyqtarit, ndeshja duhej të ishte ndërprerë.

Megjithatë, inspektorët federalë kanë rikuperuar gjithçka dhe mund të ndërmerren veprime në të ardhmen e afërt./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori