LAJMI I FUNDIT:

Rodri thotë se u kritikua nga Guardiola për paraqitjen në finale: Tani e kam shikuar 5000 herë golin tim

Rodri thotë se u kritikua nga Guardiola për paraqitjen në finale: Tani e kam shikuar 5000 herë golin tim

Manchester City ka arritur ta fitoj këtë edicion tripletën duke triumfuar në kampionatin anglez, Kupën FA dhe së fundmi në Ligën e Kampionëve.

Heroi i finales së madhe ishte mesfushori spanjoll Rodri që realizoi një gol spektakolar përballë Interit.


Reprezentuesi spanjoll ka thënë se e ka parë golin e tij në finale në të gjitha gjuhët e botës, teksa shton se ka riparë golin 5000 herë.

“Unë e kam parë golin 5000 herë. Në të gjitha gjuhët e ndryshme: spanjollisht, anglisht, gjermanisht, italisht. Mendoj se është e veçantë, është pjesë e futbollit të shijosh këto lloj momentesh, veçanërisht si një mesfushor defensivë, ku ti nuk ndihesh sikur do të jesh vendimtar”.

“Tani kur shkoj me pushime tifozët këndojnë këngën time. Kështu që jeta ka ndryshuar për mua në njëfarë kuptimi. Por shpresoj të kem ende qetësinë me të cilën jam karakterizuar gjithmonë. Do të doja të ndaloja disa muaj për të analizuar atë që ndodhi, por gjithçka shkon shumë shpejt”, deklaroi Rodri.

Rodri e ka pranuar se nuk ka qenë në nivelin e duhur gjatë finales me Interin dhe për këtë ishte qortuar disa herë nga trajneri Pep Guardiola.

Heroi i Man Cityt, Rodri, është lojtari më unik në botën e futbollit: Jetë studentore, shumë para për bamirësi, deri vonë voziste Opel Corsa
Lexo po ashtu Heroi i Man Cityt, Rodri, është lojtari më unik në botën e futbollit: Jetë studentore, shumë para për bamirësi, deri vonë voziste Opel Corsa

“Unë e di se çfarë mund t’i sjell skuadrës dhe nuk isha i kënaqur me paraqitjen time. Në një finale skuadra ka nevojë për më të mirën nga ty, kështu që unë isha vetëkritik”.

“Trajneri në atë moment ishte shumë i drejtpërdrejtë dhe tha: ‘Bëj një hap përpara’. Në këto momente duhet të jesh i fortë, të pranosh kritikat kur skuadra vuan”, përfundoi mesfushori spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Formacionet zyrtare, Real Madrid - Bayern Munich: Ancelotti dhe Tuchel me më të mirët

Liga e Kampionëve
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve

"Harroje Real Madridin sepse aty nuk je numër një, shko në Arabinë Saudite dhe merr 350 milionë euro" - francezi legjendar këshillon Mbappen

Liga e Kampionëve
Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Real Madrid ka formulën për të mposhtur sonte Bayern Munichun

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Bellingham u pyet se kush është lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur, ai zgjedh dy

Ndërkombëtare
Kalo në kategori