LAJMI I FUNDIT:

Roc Nation Sports International i thotë Juventusit të kërkojë falje për abuzimin racist ndaj Romelu Lukakut

Roc Nation Sports International i thotë Juventusit të kërkojë falje për abuzimin racist ndaj Romelu Lukakut

Kompania Roc Nation Sports International, e cila përfaqëson Romelu Lukakun, ka lëshuar ​​një deklaratë duke dënuar fyerjet raciste ‘të neveritshme’ nga tifozët e Juventusit kundër sulmuesit të Interit, i cili më pas u përjashtua në minutat e fundit të ndeshjes.

Incidenti ndodhi pasi Lukaku shënoi një penallti në minutat e fundit në gjysmëfinalen 1-1 të Kupës së Italisë në stadiumin Allianz Juventus në Torino.

Pas portës së Mattia Perin u dëgjuan disa ‘zhurmat e majmunëve’ raciste teksa ai po përgatitej për të goditur nga pika e bardhë, por Lukaku mori kartonin e dytë të verdhë për një gjest provokues në festën e tij, duke u kërkuar tifozëve të heshtnin.

Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë
Lexo po ashtu Çfarë ndodhi në fundin e zjarrtë në derbin Juventus-Inter: Goli dhe kartoni i kuq i Lukakut dhe mbyllja e ndeshjes me zënka dhe kartonë të kuq të tjerë

Lukaku po thoshte ‘muto’ – që në shqip do të thotë ‘mbylleni’.

Ai tashmë ishte i penalizuar, ndaj kjo u kthye në një përjashtim nga derbi i Italisë.

Presidenti i Roc Nation Sports International, Michael Yormark lëshoi ​​një deklaratë zyrtare.

“Vërejtjet raciste të mbrëmjes së sotme ndaj Romelu Lukakut nga tifozët e Juventusit në Torino ishin përtej të neveritshme dhe nuk mund të pranohen”, thuhet në reagimin e tij.

“Romelu shënoi një penallti në fund të ndeshjes. Para, gjatë dhe pas penalltisë, ai iu nënshtrua abuzimeve raciste armiqësore dhe të neveritshme. Romelu ka festuar në të njëjtën mënyrë që ka festuar më parë golat. Përgjigja e arbitrit ishte të jepte karton të verdhë për Romelun”.

“Romelu meriton një kërkimfalje nga Juventusi dhe unë pres që Liga të dënojë menjëherë sjelljen e tifozëve të Juventusit”.

Mbyllet pa fitues beteja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juves dhe Interit
Lexo po ashtu Mbyllet pa fitues beteja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë mes Juves dhe Interit

“Autoritetet italiane duhet ta përdorin këtë mundësi për të luftuar racizmin, në vend që të ndëshkojnë viktimën e abuzimit”.

“Jam i sigurt se bota e futbollit ndan të njëjtën ndjenjë”, ka shtuar më tej Yormark.

Situata nuk u qetësua aty, pasi pati përleshje edhe në tunel, me të dy kampet që vraponin për të mos lejuar që situata të eskalonte. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori