LAJMI I FUNDIT:

Rituali i çuditshëm nga futbollisti i Leeds, bëhet sensacion në rrjetet sociale – përshkohet e gjithë fusha në gjunjë

Rituali i çuditshëm nga futbollisti i Leeds, bëhet sensacion në rrjetet sociale – përshkohet e gjithë fusha në gjunjë

Leeds United siguroi mbijetesën në ndeshjen e fundit të Ligës Premier teksa mposhtën me rezultatin 1-2, Brentford.

Një trepikësh i domosdoshëm për të besuarit e trajnerit Jesse March që pas sfidës shpërthyen në një festë legjitime, ndërsa një nga ata që iu gëzua më së shumti triumfit ishte Raphinha.


Braziliani, madje mori vëmendje edhe për shkak se ndoqi një ritual të çuditshëm i cili u duartrokit nga të pranishmit në stadium.

Sulmuesi u ul në gjunjë dhe në atë mënyrë përshkoi të gjithë fushë, një gjest i cili në fakt nuk është pa kuptim.

Një veprim i tillë vjen nga kultura amerikano-latine, e që shpreh falënderimin ndaj Zotit i cili ka plotësuar një dëshirë të shprehur.

Menjëherë pas këtij veprimi, Raphinha iu drejtua shkallëve të tribunës për ta ndarë festën me tifozët e tij. /Telegrafi/