Ajo kurrë nuk ka pasur frikë të eksperimentojë kur bëhet fjalë për modën.

Dhe Rita Ora tërhoqi vëmendje me një tjetër pamje mbresëlënëse të shtunën ndërsa pozoi në prapaskenë të “The Masked Singer”.


Këngëtarja e “Anywhere”, 30 vjeçe, dukej e bujshme ndërsa u shfaq me një fustan të çuditshëm në fotografitë e reja.

38395812 9179977 image a 31 1611438084941 Rita Ora (Foto: Dawbell)

Fustani tërheqës i Ritës përmbante shumë shtresa, teksa pjesa e sipërme përmbante një element të bardhë, me një shpatull.

Ylli i muzikës pop e shoqëroi veshjen me çizme lëkure të zeza deri në gjunjë, derisa kishte vendosur gjerdanë të ndryshëm prej ari.

Kjo vjen pasi u raportua në fillim të këtij muaji se këngëtarja ishte paguar një milion funtesh për t’u rikthuer sërish në sezonin e dytë të “The Masked Singer”.

38395798 9179977 image a 30 1611438080874 Rita Ora (Foto: Dawbell)

Biondja, e cila u kthye në ekranin e Boxing Day, thuhet se do të fitojë dyfishin e paketës së pagës së rekrutit të ri Mo Gilligan, 32 vjeç.

Davina McCall dhe Jonathan Ross janë kthyer po ashtu në vendet e gjyqtarëve së bashku me artisten shqiptare dhe Mo, i cili ka zëvendësuar yllin e “Hangover”, Ken Jeong. /Telegrafi/

38396374 9179977 image a 32 1611438219927 Rita Ora (Foto: Dawbell)

38396408 9179977 image a 36 1611438248749 Rita Ora (Foto: Dawbell)

38396410 9179977 Model behaviour Rita oozed confidence as she posed this way and  a 6 1611441964435 Rita Ora (Foto: Dawbell)