LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen në Paris duke stërmbushur arenën Elysee Montmartre

Rita Ora shkëlqen në Paris duke stërmbushur arenën Elysee Montmartre

Rita Ora ka vazhduar turneun e saj botërore, “Girls Tour”.

Bukuroshja nga Prishtina ka qëndruar në Paris, ku aty është befasuar nga pritja e mrekullueshme.


Para mijërave adhuruesve në arenën “Elysee Montmartre” bukuroshja ka ka performuar hitet e saj më të mëdha të kohës.

Një zëri me publikun, ajo këndoi hitet më të mëdha, përfshirë edhe këngën “Girls”, në një koreografi të shkëlqyer.

Rita u shfaq më bukur se kurrë në këtë performancë, duke shfaqur shijen e saj të pakontestueshme të modës.

Këngëtarja shqiptare konsiderohet një prej yjeve më të mëdha botërore dhe këtë status e konfirmoi me të drejt, por kjo nuk e largon nga familja, pasi i uroi tezes së saj, Amantina Tolaj, ditëlindjen drejtpërdrejt në skenë.

Rita Ora vazhdon turneun sonte mbrëma në Dusseldorf të Gjermanisë ku natyrisht se do të ketë edhe shumë shqiptarë nga diaspora në përkrahje të yllit tonë. /Telegrafi/