LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet në formë të mrekullueshme përkrah Taika Waititit në provat e fundit para MTV EMA 2022

Rita Ora shfaqet në formë të mrekullueshme përkrah Taika Waititit në provat e fundit para MTV EMA 2022

Rita Ora dukej e mahnitshme teksa bënte prova për MTV EMA në Dusseldorf, Gjermani me bashkëshortin Taika Waititi .

Këngëtarja 31 vjeç dhe regjisori 47 vjeç do të prezantojnë drejtpërdrejt nga Dome Banka PSD ceremonin e ndarjes së çmimeve që mbahet sonte (e diel).


Ajo tregoi barkun e tonifikuar në një bluzë të zezë me mëngë të gjata të prera, të kombinuara me një mini-fund dhe çizme lëkure deri tek gjuri.

Rita i stilon flokët e saj me kaçurrela të lirshme dhe i përshtati me një kapele të thurur me ngjyrë jeshile dhe të zezë.

Ndërkohë, Taika tregoi stilin e tij të lezetshëm me një këmishë me model rozë saten, të bashkuar me një palë pantallona të zeza.

“Ne jemi të ngazëllyer për të qenë nikoqir të MTV EMA të këtij viti dhe për të festuar muzikantët dhe performancat më të mira nga e gjithë bota. Mezi presim ta ndajmë mbrëmjen me të gjithë këta artistë të talentuar”, thane çifti në një deklaratë të përbashkët.

Rita më parë ishte nikoqire e EMA-s në vitin 2017, kur u mbajt në Wembley Arena të Londrës, ku mori disa nominime dhe u nderua me çmimin “Power of Music”.

Foto: Rita Ora/Instagram

“Jam i emocionuar që jam kthyer në organizim dhe ndarja e skenës me Taikan e bën atë edhe më të veçantë”, shtoi tutje krijuesja e hitit “Poison”.

Ceremonia do të transmetohet drejtpërdrejt në MTV në më shumë se 170 vende dhe në Pluto TV në territore të zgjedhura në të gjithë SHBA, Amerikën Latine dhe Evropë dhe Comedy Central në Gjermani.

Foto: Rita Ora/Instagram

Ai do të jetë i disponueshëm në Paramount+ dhe Pluto TV globalisht duke filluar nga 14 nëntori.

Gjatë një interviste të fundit në emisionin e Jonathan Ross, Rita zbuloi se bashkëshorti i saj Taika Waititi është ‘personi i saj i preferuar’ dhe tha se mezi pret që të prezantojë me të MTV EMA.

“Unë isha nikoqire në vitin 2017, por tani jam sërish, por këtë herë bashkë me Taika, partnerin tim. Nuk kemi punuar kurrë më parë bashkë. Është mirë të jem në gjendje të bëj diçka argëtuese me personin tim të preferuar. Ne jemi i njëjti person. Është mirë të gjesh dikë me të cilin mund të argëtohesh, të punosh, të kesh respekt dhe të respektosh punën e njëri-tjetrit”, ka deklaruar Rita.

Kujtojmë që përveç Ritës, edhe artistet e tjera shqiptare me fame botërore do të jenë pjesë e ceremonisë së këtij viti, Bebe Rexha dhe Ava Max pritet të performojnë hitet e tyre teksa edhe janë të nominuara për çmimin “bashkëpunimi më i mire” bashkë me yllin tjetër nga Kosova, Dua Lipa. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

“Ndalu dhe kërko falje”, babai i Rita Orës shpërndan momentin kur presidentja Osmani e përballi Vuçiqin me të vërtetën në OKB

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Kalo në kategori