LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shfaqet joshëse gjatë shëtitjes në natyrë

Rita Ora shfaqet joshëse gjatë shëtitjes në natyrë
Rita Ora (Foto: Instagram/ritaora)

Këngëtarja e njohur, Rita Ora, pas qëndrimit në vetizolim ka vendosur që të dalë për një shëtitje në fshat.

Shqiptarja e famshme është shprehur se ishte tejet e lumtur që doli për një shëtitje në fshat pas qëndrimit mbyllur, shkruan Daily Mail.


Duke i inkurajuar fansat që të qëndrojnë shëndetshëm, si mendërisht dhe fizikisht, ajo ka ndarë disa fotografi nga shëtitja.

Rita në koleksionin e fotografive është paraqitur tejet tërheqëse e veshur në pantollona të shkurtra. Të mbathura ajo pati këpucë të firmës “Hunter”, ndërsa për aksesorë ajo mbante syza dielli të mëdha. Flokët e saj bionde ishin të lirshme nën një kapelë të kuqë, ku shtoi edhe makijazh të lehtë.

Rita dhe motra e saj kanë aplikuar për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor
Lexo po ashtu Rita dhe motra e saj kanë aplikuar për të qenë vullnetare në shërbimin shëndetësor

Në mbishkrimin e fotografisë në Instagram, ajo shkroi: “Unë jam shumë mirënjohëse që mund të largohem nga shtëpia dhe të kem hyrje në një vend të sigurt një herë në ditë për të ecur dhe për të marrë frymë në ajër të pastër”.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e Shëndetit dhe është e rëndësishme që të mbajmë veten të shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht gjatë kësaj kohe. Ne mund të jemi përgjegjës së bashku dhe ka një dritë në fund të tunelit”.

Kjo vlen pasi ajo së fundmi është regjistruar si vullnetare në Shërbimin Shëndetësor, ndërsa nëna e saj Vera Ora është rikthyer sërish të punojë në psikiatri. /Telegrafi/