Rita Ora ka pasur një prej performancave më të mëdha të jetës mbrëmjen e kaluar. 

Bukuroshja performoi në O2 Brixton Academy para mijëra adhuruesve.


A8CC0222 01CE 4582 90F8 BA8DAECFC342

Për Ritën, ky ishta sikur një rikthim në shtëpi, ku edhe pritjen e pati shumë të ngrohtë.

Emocionet ylli nga Prishtina nuk i fshehu as në rrjetet sociale, ku falënderoi londinezët për pritjen.

37F4172B 675E 4C06 B381 E408DD498476

"Erdha në shtëpi! Londra ishte fantastike! Aq të zëshëm sa nuk doja të lëshoja skenën. Nuk do të harroj kurrë fytyrat tuaja që nuk u ndalën së qeshuri", shkroi Rita në Instagram.

Vetëm pak ditë më parë Rita lansoi një bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XCX.

Projekti menjëherë u ngjit në top 5 të iTunes në SHBA. /Telegrafi/ 

DDD01324 0172 488B 9692 14CFE2D1D2F0

A92E423C F156 4D4C BE8D BBA9D09B8A9A