LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora pas koncertit madhështor në Tiranë: Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua

Rita Ora pas koncertit madhështor në Tiranë: Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua
Foto: Rita Ora/Instagram

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora natën e 6 shtatorit (e martë) mbajti një koncert madhështor në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Mijëra fansa u mblodhën në sheshin e kryeqytetit të Shqipërisë për të parë nga afër performancën e yllit të muzikës duke krijuar një atmosferë fantastike.

Krijuesja e shumë hiteve përveç që performoi hitet e saj më të njohura, ajo doli në skenë e veshur me një manteli kuq e zi me shqiponjë të stampuar sipër ndërsa nën të kishte veshur një trupore me ngjyrë të zezë me material të tejdukshëm që ishte e dizajnuar gjithashtu me shqiponjën dykrenare.


Foto: Rita Ora/Instagram

Dukjen e saj me motive shqiptare, Rita e plotësoi edhe me vallëzimin e “Valles së Shotës” që krijoi një atmosferë elektrizuese.

Pas koncertit, këngëtarja ka ndarë imazhe të shkrepura gjatë performancës ndërsa edhe ka falënderuar të gjithë ata që ishin të pranishëm, dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj për organizimin.

View this post on Instagram

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

“Wow ende po përpunoj natën e mbrëmshme!! Faleminderit që keni dalë për të bërë histori me mua!! Unë jam shumë mirënjohës për secilin prej jush për realizimin e ëndrrave të mia!! Faleminderit të gjithë ekipit tim të produksionit, grupit dhe ekipit tim dhe të gjithëve që më ndihmuan të organizoja këtë shfaqje! Faleminderit Erion Veliaj dhe qytetit të Tiranës që e bëri këtë të ndodhë dhe na lejoi të festojmë të gjithë të rinjtë e Tiranës së bashku”, ka shkruar Rita sipër postimit.

“Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia” - Rita Ora i këndoi me krenari prejardhjes së saj shqiptare para mijëra fansave në Tiranë
Lexo po ashtu “Shqipëria në gjakun tim, Kosova në venat e mia” - Rita Ora i këndoi me krenari prejardhjes së saj shqiptare para mijëra fansave në Tiranë

Kujtojmë që në konferencën e mbajtur para performancës në Tiranë, Rita ka zbuluar se po punon në albumin e ri dhe muzikë e re nga ajo pritet të vijë në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërkohë, përveç muzikës këngëtarja e “Anywhere” tha se do ta shohim edhe në aktrim. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori