‘Range Media Partners’ ka nënshkruar një marrëveshje me Rita Orën për përfaqësim në të gjitha fushat, duke përfshirë muzikën, filmin/TV, sponsorizimet dhe më shumë.
Si muzikante, Ora ka grumbulluar më shumë se 10 miliardë dëgjime globale dhe ka arritur të ketë 13 këngë në top 10 në Britaninë e Madhe, përfshirë 4 hitet numër 1. Në televizion dhe film, ajo sapo ka filluar sezonin e dytë si paneliste në “The Masked Singer” të Fox dhe ka luajtur në filmin e njohur “Descendants: Rise of Red” të Disney Channel, shkruan Variety.
“Jam shumë e emocionuar që po punoj me Range Media Partners”, deklaroi Ora. “Gjithmonë e kam parë karrierën time me një perspektivë 360 gradë mbi industrinë. Kjo ka qenë një pjesë integrale e vizionit tim, dhe ishte thelbësore të kem partneritet me një ekip që është plotësisht i alignuar dhe ekspert në muzikë, film/TV, dhe branding. Kemi bërë një fillim të shkëlqyer dhe mezi pres të shoh gjithçka që do të bëjmë së bashku”.

Meritat e saj në film dhe televizion përfshijnë gjithashtu bashkë-mysafire në “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve” dhe “MTV EMAs”; shërbimin si anëtare e jurisë në “The Voice Australia”; dhe role në seritë “Fifty Shades of Grey”, “Pokémon: Detective Pikachu,” “Twist” dhe “Kung Fu Panda: The Dragon Knight”. Ajo do të shfaqet në filmat “Tin Soldier” dhe “He Bled Neon.”
Albumi i saj më i fundit “You & I” vjen pas publikimeve të mëparshme “Bang”, një EP bashkëpunuese me DJ-in dhe producentin e fitueshëm të Grammy, Imanbek; “Phoenix,” i cili grumbulloi më shumë se katër miliardë dëgjime dhe pati katër këngë të certifikuara platin në Britani; dhe “Ora”, albumi i cili u rendit në vendin e parë në top listat britanike dhe u certifikua platin atje. Këtë verë, Ora debutoi me këngën “Ask & You Shall Receive” dhe aktualisht është në studio, duke punuar për muzikë të re që do të lansohet në fillim të vitit 2025.

Ora sapo ka lansuar markën e produkteve për kujdesin e flokëve, ‘Typebea’, e cila është themeluar me Anna Lahey, dhe festoi njëvjetorin e bashkëpunimit të saj me ‘Primark’ me lëshimin e koleksionit ‘Rita Ora x Primark’ për sezonin vjeshtë/dimër 2024.
“Rita është një yll global me një talent të jashtëzakonshëm dhe një integritet kreativ dhe artistik në çdo gjë që bën, nga muzika deri te filmi, televizioni dhe çdo gjë tjetër në të cilën investon energjinë e saj”, thanë Melissa Ruderman, menaxhere partnere e ‘Range Music’, dhe Michael Cooper, partner themelues i ‘Range Media Partners’, në një deklaratë të përbashkët. “Ne ndërtuam Range pikërisht për talente të vërteta multi-dimensionale si Rita, një artiste e një brezi”.
Departamenti i muzikës në ‘Range Media Partners’ përfaqëson gjithashtu emra si: Jack Harlow, Shaboozey, Tanya Tucker, Cordae, Pentatonix, Saweetie, Midland, Murda Beatz, PARTYNEXTDOOR, Lauv, Alec Benjamin, Dylan Gossett, MAX, Bazzi, Sean Douglas, Paul Russell, Wondagurl dhe Russell Dickerson, ndër të tjerë. Përveç Range, Ora vazhdon të përfaqësohet nga CAA për film/TV, Wasserman për turnet muzikore, dhe Peter Paterno dhe Joe Carlone/KHPS Law. /Telegrafi/

Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Enca Haxhia në lidhje të re, publikon fotografi krah të dashurit të ri?

Zayn Malik flet hapur për racizmin kur ishte anëtar i ‘One Direction’: Kam punuar shumë në një grup “të bardhë”

Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës – Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Rrezikon dënim deri në pesë vjet burg dhe 15 vjet dëbim - zbulohet se Noizy u arrestua në Zvicër për shkak të dhunës ndaj Medi Hysenit

Një tjetër moment i pakëndshëm, kësaj radhe në Aeroportin e Londrës - Brigitte Macron refuzoi dorën e burrit të saj kur zbriti nga avioni

Arrestimi i Noizy-t në Zvicër – shkruajnë edhe mediet zvicerane

Shkëputi kontaktet me gjithë ekipin - ish DJ i Dafina Zeqirit flet për prishjen e raportit me të

Jahti luksoz i Jeff Bezos është fotografuar në Cavtat – miliarderi rikthehet në Kroaci pas dasmës në Venecia

Dua Lipa fotografohet duke u kthyer në shtëpinë e saj në Londër, pas një jave të lodhshme në Javën e Modës në Paris

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë