Superylli shqiptar, Rita Ora, po shijon shumë suksesin e saj së fundmi me Avicii.

Projekti i saj me producentin dhe deejayn e njohur ndërkombëtar ka arritur që të rrëmbejë vëmendjen e publikut dhe është bërë mjaft i pëlqyer. Ajo ka zënë vendin e katërt në iTunes.


1611835094482076168 189379530

Ky sukses nuk ka mundur të kalojë me këngëtaren pa u gëzuar. Ajo në InstaStory ka publikuar një foto nga iTunes dhe momenti i gëzimit të saj.

1611666681491157966 189379530

Ajo menjëherë është drejtuar për angazhime tjera. Rita është parë duke realizuar sesionin e ri të saj, ku shihet me një pallto të gjatë dhe veshje tjera ekstravagante. Nuk dihet ende cila është kampanja e radhës prej Ritës.

Këngëtarja pritet të publikojë për publikun e gjerë këngën e saj me Aviciin pas lansimit në iTunes dhe po ashtu është në përgatitje të albumit të saj të ri. Kënga me Aviciin është pjesë e albumit të këtij të fundit.

Rita Ora po punon në albumin e ri të saj me Ed Sheeran. Aty pritet të ketë bashkëpunime me disa prej emrave të njohur me famë botërore.

rita ora 5

Superylli botëror është edhe pjesë e fushatës së të brendshmeve nga brendi Tezenis, gjë që atë e ka bërë të konsiderohet prej femrave më seksi në botë. /Telegrafi/