LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora në një tjetër paraqitje elegante me të dashurin Taika Waititi, çifti po kalojnë kohë së bashku në Los Angeles

Rita Ora në një tjetër paraqitje elegante me të dashurin Taika Waititi, çifti po kalojnë kohë së bashku në Los Angeles

Rita Ora dukej sensacionale teksa doli nga një bistro e bukur në Los Angeles me të dashurin e saj Taika Waititi, 46 vjeç, të premten.

Për daljen romantike në La Poubelle, këngëtarja, 30 vjeçe, ishte veshur në mënyrë rastësore me një kapuç të zi të markës ‘Miu Miu’, i cili ishte i ndërthurur me tutat e saj, shkruan DailyMail.

Ajo e zbukuroi veshjen me aksesorë si gjerdani me rruaza argjendi të cilën dhe një çantë të vogël dore.

Duke kompletuar veshjen e saj me një palë çizme të bardha, interpretuesja e hitit “Your Song” mbrojti veten dhe të tjerët me një maskë të zezë, ndërkohë që pandemia COVID-19 vazhdon të jetë prezentë.

Rita Ora duket e mrekullueshme në festën e ditëlindjes të së motrës, ndërsa provokon me fustanin me dekolte të hapur
Lexo po ashtu Rita Ora duket e mrekullueshme në festën e ditëlindjes të së motrës, ndërsa provokon me fustanin me dekolte të hapur

Anëtarja e jurisë së “The Voice Australia” i kishte lënë flokët e saj të binin lirshëm pas shpatullave, përpara se të hipte në një makinë aty pranë.

Ndërkohë, i dashuri i saj, regjisori i filmave, dukej gjithashtu shik i veshur me një pallto leshi ngjyrë gri, të cilën e kishte stiluar sipër një trikoje të hirtë.

Ai veshi një palë pantallona ngjyrë të hirtë dhe e përfundoi pamjen me një palë këpucë lëkure me shkëlqim oniksi.

Taika dhe Rita thuhet se kanë filluar të takohen në fillim të marsit para se ta zyrtarizonin lidhjen në Instagram më 21 prill.

Çifti u takua në Sydney ndërsa të dy qëndruan në Down Under për projekte pune.

Taika nga Zelanda e Re po punonte për filmin e ri “Thor”, ndërsa Rita u angazhua si anëtare e jurisë në spektaklin e talenteve të reja, “The Voice Australia”.

“Jam në një vend të mrekullueshëm në jetën time, kjo është gjithçka që do të them për këtë”, tha Ora për ‘Vogue Australia’ muajin e kaluar kur u pyet për marrëdhënien.

“Unë mendoj se, me respekt, privatësia është e rëndësishme. Po, kam mësuar shumë në të 20-tat e mia”, tha këngëtarja me rrënjë shqiptare.

Taika ka dy vajza: Te Hinekāhu, nëntë vjeçe dhe Matewa Kiritapu, gjashtë vjeçe – nga martesa e tij shtatëvjeçare me Jojo Rabbit Chelsea Winstanley, nga e cila u nda në vitin 2018 para se të takohej me asistenten e tij Polly Stoker. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Miriam Cani bëri ndryshimin në flokët e saj, i menjëhershëm ishte reagimi i Albanit

Magazina
Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet në Spanjë

Magazina
Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Vjen për herë të parë në Shqipëri, ish-partneri i Heidit flet për raportin me të dhe nëse e ka parë Big Brother

Magazina
Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Dua Lipa me urim të veçantë për Dukagjinin në ‘Ditën Ndërkombëtare të Babait’: Të dua shumë

Magazina

"Jam goca më me fat në botë" - Heidi Baci ndan fotografi të mrekullueshme krah Romeos

Magazina
Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Klip i ri apo është fejuar? Ish-banori i Big Brother lë vend për dyshime me fotografinë e re

Magazina
Kalo në kategori