LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, thotë se dashuria nuk është ‘prioriteti i saj’ tani

Rita Ora flet për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, thotë se dashuria nuk është ‘prioriteti i saj’ tani
Rita Ora me Princin Harry (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Rita Ora ka pranuar se ‘dashuria nuk është përparësia e saj kryesore tani’, teksa u shfaq në kopertinën e revistës së famshme “Marie Claire”, në edicionin e muajit tetor.

Krijuesja e hitit “Let You Love Me”, 28 vjeçe, gjithashtu foli edhe për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry gjatë intervistës për revistën, në fotografitë e së cilës u shfaq mahnitëse, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.


Gjatë intervistës së sinqertë, Rita, e cila herën e fundit ishte në lidhje me Andrew Garfield pas ndarjes së saj nga ish-i dashuri, Andrew Watt, pranoi se ajo ‘dashuron dhe bie vërtet shumë’ në marrëdhënie.

Ajo i tha revistës: “Njerëzit preferojnë të dinë për jetën time personale dhe unë e pranoj një gjë të tillë. Por ajo që kam mësuar rreth dashurisë është se nuk është përparësia ime kryesore tani. Nuk mendoj se do të jetë edhe për ca kohë”.

Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit
Lexo po ashtu Pak e vërejtën, por Rita Ora kishte të stampuar emrin dhe këngët e saj të suksesshme në kostumin e veçantë gjatë koncertit

“Nuk e di, unë dua shumë dhe bie vërtet shumë në dashuri, gjatë gjithë kohës. Dhe fansat e mi gjithmonë më thonë në Twitter: Përpiqu të mos biesh fort këtë herë! Përpiqu ta marrësh lehtë! Dhe unë vetëm qesh sepse ata kanë gjithmonë të drejtë”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Rita gjithashtu foli për miqësinë e saj të befasishme me Princin Harry, duke thënë: “Sa herë që shohim njëri-tjetrin, gjithmonë jam e befasuar se si i kujton ai bisedat e tjera që kemi pasur”.

“Sepse ai duhet të takojë kaq shumë njerëz. Por ai është i buzëqeshur, dhe ai dëgjon gjithmonë me kujdes”, ka thënë tutje Rita.

"DailyMail" shkruan për nënën e Rita Orës: E mbijetuara e kancerit të gjirit, që guxon të pozojë me bikini për fushatë sensibizlizuese
Lexo po ashtu "DailyMail" shkruan për nënën e Rita Orës: E mbijetuara e kancerit të gjirit, që guxon të pozojë me bikini për fushatë sensibizlizuese

Ajo gjithashtu zbuloi gjatë intervistës se ka një marrëdhënie shumë të ngushë me nënën e saj, Verën, dhe kur është pranë saj i pëlqen të ledhatohet si një “foshnje”.

Rita Ora gjatë takimit me Princin Harry, bashkë me nënën e saj, Vera Sahatçiu (Foto: Matt Dunham – WPA Pool/Getty Images/Guliver)

Ajo pranoi: ‘Unë i kërkoj nënës sime të qëndrojë me mua gjatë gjithë kohës. Duke pasur nënën time pranë, ndjehem më e sigurt, për të mos u ndjerë e gjykuar”.

“Unë gjithmonë i them: “A do vish të flesh me mua?”, sepse ndihem pak e vetmuar. Dhe më pëlqen që mamaja ime të më bëjë ushqim gjithashtu. Më pëlqen babagjyshi i vitit të ri, edhe pse jam e rritur”, pranoi ndjenjën e saj të fëmijërisë artistja e njohur me origjinë nga Kosova. /Telegrafi/

Rita Ora (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Raporti i

Raporti i "Freedom House": Edona James ndryshoi perceptimin e njerëzve për komunitetin LGBT+

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Endriti uron ish-presidentin Thaçi për ditëlindjen e 56-të: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t'i gëzohemi kthimit tënd në atdhe

Magazina

"Shkupi i shqiptarëve jehon kuq e zi, Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë", Shkurte Fejza me një koncert masiv

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori