LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet me krenari për Kosovën në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia

Rita Ora flet me krenari për Kosovën në Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ndodhet në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia.

Artistja e famshme e ka prezantuar edhe një herë në formën më të mirë Kosovën si pjesë e këtij Festivali.


Bukuroshja shqiptare mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Rita Ora (Foto: Getty Images)

Në fjalimin e mbajtur përpara turmës, 32 vjeçarja thekson se ka qenë një ëndërr që të punojë me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivojë ata.

Rita Ora shfaqet me fustan kuq e zi nga Festivali i Filmit në Venecia
Lexo po ashtu Rita Ora shfaqet me fustan kuq e zi nga Festivali i Filmit në Venecia

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta, posaçërisht për mua ajo personalisht çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative”, tha Ora teksa po prezantonte një çmim.

Foto: Screenshot/ Twitter

Mes tjerash, si ambasadore e vendit u shpreh se e bënë këtë punë që dhjetë vjet duke ndihmuar të tjerët.

Një pjesë e këtij fjalimi u nda në Twitter apo tani platformën “X” nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Foto: Screenshot/Instagram

Rita nga ana tjetër këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak se në koncertin në Hungari u shfaq me një flamur serb, për të cilin më pas dha një sqarim duke thënë se nuk ishte në dijeni pasi mendoi se ka qenë ai i Hungarisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Publikohet video e sikletshme e Santianës, zhvishet në sy të banorëve të tjerë për të ndërruar veshjen

Magazina
Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Çfarë lidhje kanë mes vete Monika Salihu dhe Rita Ora?

Magazina
Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare - jeta dhe veprimtaria e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi

Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare - jeta dhe veprimtaria e aktorit të mirënjohur Mirush Kabashi

Magazina
Alaudin Hamiti nervozohet me Ilirianën, jep një mesazh të fuqishëm për vajzat

Alaudin Hamiti nervozohet me Ilirianën, jep një mesazh të fuqishëm për vajzat

Magazina
Ilir Shaqiri dhe Çun Lajçi reagojnë për vdekjen e artistit Mirush Kabashi

Ilir Shaqiri dhe Çun Lajçi reagojnë për vdekjen e artistit Mirush Kabashi

Magazina
Intervista e Edona James në emisionin serb rikthehet në qendër të vëmendjes pas nëntë vjetësh: Nuk ndihem shqiptare, më pëlqejnë burrat serbë

Intervista e Edona James në emisionin serb rikthehet në qendër të vëmendjes pas nëntë vjetësh: Nuk ndihem shqiptare, më pëlqejnë burrat serbë

Magazina
Kalo në kategori